10 vendet më atraktive për t’u vizituar në pjesën e fundit të vitit

Pjesa e fundit të vitit përveç festave religjioze është përplot edhe me aso tradicionale dhe festivale të ndryshme, ku mund të ngazëlleheni dhe frymëzoheni.

Ju sjellim në vijim një listë  të këtyre vendeve piktoreske, të jashtëzakonshme dhe frymëzuese, që mund t’u bëjnë t’i imagjinoni, e pse jo, t’i vizitoni gjatë kësaj periudhe të vitit.

Natyrisht, disa aktivitete tashmë kanë përfunduar, megjithatë, mund të jenë ide e mirë për vitin e ardhshëm…

10. Shtegu i Shkretëtirës së Saharës, Marok

fundvit10

Kjo është shkretëtira më e madhenëbotë, e cila përbënpjesënmë të madhe tëAfrikësVeriore.

Përveç peisazhit, pothuajse i tëri me rërë dhe me kreshta rëre që ndryshojnë vazhdimisht, shkretëtira fsheh edhe gryka dhe oaza gjelbërimi të ndryshme.

Udhëtimet me deve, që bëhen në mënyrë të organizuar dhe me udhërrëfyes, ofrojnë një përvojë me të vërtetë unike.

Këto udhëtime janë shumë më të lezetshme dhe më të këndshme në këtë periudhë të vitit.

9. Paris, Francë

fundvit9

Kryeqyteti i Francës, pëlqehet nga turistët në çdo kohë të vitit, andaj ai është një nga qytetet më të vizituara në botë.

Derisa gjatë verës është i stërmbushur me njerëz, në fundvit më pak turistë presin në radhë  për t’i vizituar muzetë, objektet arkitektonike dhe restorantet.

Gjatë kësaj kohe çmimet e hoteleve janë më të ulëta, duke e bërë kështu qëndrimin në këtë vend edhe më të lezetshëm.

8. Parku Kombëtar Yellowstone, Wyoming, SHBA

fundvit8

Ky është një nga rezervatet më të rëndësishëm të natyrës në Amerikën Veriore, i cili ka botë të pasur bimore e shtazore dhe mrekulli gjeologjike.

Pyjet,gejzerët, vullkanet, ujëvarat janë vetëm disa prej atraksioneve që e bëjnë këtë park një destinacion të mrekullueshëm në këtë periudhëtë vitit.

Numri jo shumë i madh i vizitorëve, gjethnajat shumëngjyrëshë dhe moti i përshtatshëm bëjnë që të kaloni pushime të paharrueshme në këtë vend.

7. Buenos Aires, Argjentinë

fundvit7

Në këtë pjesë të vitit kur në hemisferën jugore është pranverë, ky qytet shndërrohet oazë të luleve të çelura. Natyra e mrekullueshme dhe moti shumë i mire e bëjnë këtë qytet një destinacion të preferuar.

6. Melburn, Austral

fundvit6

Edhe në këtë qytet pranvera arrinë në nëntor, andaj Kopshtet Botanike Mbretërore me plot lule të çelura shumëngjyrëshe, janë një arsye më shumë për ta vizituar në këtë kohë.

Megjithëse është i njohur si qytet urban modern, Melburni ende ka shumë vende të qeta për  pushime. Qyteti është i begatë me gjelbrim, ka një kuzhinë të mrekullueshme dhe lagje moderne.

5. Sejshelet

fundvit5

Ky është një ngadestinacionetmë të pëlqyera përpushime, i cili mirëpretmysafirëtgjatë gjithë vitit.

Meqë gjendet në Oqeanin Indian edhe në këtë pjesë të vitit temperatura e ujit arrin në 29º C, që është e përshtatshme sidomos për të rrëshqitur mbi ujë me ndihmën e velave.

Në këtë vend ka shumë plazhe të paprekura, ujë tejet të kthjellët, klimë të mrekullueshme dhe shumë resorte perfekte.

4. Nata e Krampusit, Klagenfurt, Austri

fundvit4

Nata e Krampusit, i cili është një krijesë e frikshme e folklorit Alpin, është një festë tradicionale e cila festohet më 24 nëntor në qytetin jugor Klagenfurt.

Përndryshe, sipas besimit të vendorëve, Krampusivjengjatë Krishtlindjevedhendëshkonfëmijëte pasjellshëm.

Krampuslauf është një festë e madhe gjatë së cilës marshojnë qindra pjesëmarrës të maskuar.

3. Festivali i Fenerëve Yi Peng, Tajlandë

fundvit3

Gjatë nëntorit festivali i dritës mbahet anembanë këtij vendi. Mijëra fenerë të ndezur lëshohen në qiell tek Buda, si një ritual me të cilin  pastrohet shpirti nga fati i keq.

Qendra kryesore e kremtimit  është në Chiang Mai: në Universitetin Mae Jo, ceremonia është e përkthyer në gjuhën angleze për t’u kuptuar edhe nga  vizitorët e huaj.

2. Zjarri i Madh i Lewesit, Lewes, MB

fundvit2

Ky qytet relativisht i qetë, shndërrohet në atë më të zhurmshmin në botë më 5 nëntor.

Festa e Zjarrt të Madh daton që nga viti  1606, pas Komplotit të Barutit, konspiracion ky i ideuar  për ta vrarë mbretin dhe për ta hedhur në erë Dhomën e Lordëve.

Komploti ishte zbuluar, ndërsa iniciatori i tij,  Guy Fawkes, një katolik i përndjekur,  ishte arrestua dhe vrarë.  Zjarr i Madh është një përkujtim i komplotit të zbuluar.

1. Panairi iDeves, Pushkar, Indi

fundvit1

Ky festival i madh është aq shumëngjyrësh dhe argëtues saqë ofron një përvojë me të vërtetë  të paharrueshme.

Gjatë këtij festivali performojnë valltarë, hipnotizues të gjarpërinjëve, magjistarë, muzikantë si dhe mbahen konkurset për mustaqet më të mëdha dhe devenë më të mirë.

Përveç tjerash, pjesëmarrësit tregtojnë deve, kuaj, lopë, dhi, dele dhe kafshë të tjera, ndërsa turistët mund të zhyten në këtë festë ndijore.

Ky është një tjetër festival autentik lokal, përplot me aktivitete, kuzhinë të pasur tradicionale  dhe zakone  lokale. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply