Nëse keni mundësi, respektivisht hapësirë të mjaftueshme në shtëpinë/banesën tuaj, atëherë mendoni për blerjen e një shtrati të rrumbullakët. Shtretërit e tillë janë joshës për të pushuar dhe për t’u kënaqur.
Magjia e rrethit është ajo që i bën këta shtretër të përkryer në të gjitha aspektet.
Një shtrat i rrumbullakët nuk do të ndikojë shumë në kualitetin e gjumit tuaj, mirëpo – sipas dizajnerëve – do t’ju bëjë më të lumtur kur të zgjoheni në mëngjes.
Gjatë blerjes së shtretërve të rrumbullakët duhet të keni parasysh dimensionet – sepse ato nuk janë të njëjta me shtretër klasikë drejtkëndësh.
Nëse flini vetëm, atëherë, diametri i këtij shtrati nuk duhet të jetë më i vogël se 220 cm – sepse sapo të largoheni nga mesi i tij, gjatësia e shtratit shkurtohet.
Ky fakt është shumë i rëndësishëm edhe kur blini shtrat të rrumbullakët për çift, sepse kërkon një dhomë shumë të madhe të gjumit.
Nëse, megjithatë, nuk keni hapësirë të mjaftueshme, atëherë ekzistojnë zgjidhjet alternative – sepse tashmë mund të gjeni në shitje shtretër të rrumbullakët që palosen. Pra, në kohën kur nuk ju duhet për gjumë, apo për ‘aktivitete’ të tjera – ju thjeshtë mund ta palosni dhe ta shndërroni atë në një kanape.
Preferohet që shtrati i rrumbullakët ta ketë pjesën e ngritur të koka, sepse, për shkak të formës së tij, vështirë qëndron pranë murit.
Pjesa e ngritur mundëson të relaksoheni më mirë derisa jeni duke lexuar, biseduar, shikuar televizion… Andaj, dhe sa më shumë jastëk do të ishin të mirëseardhur në këtë shtrat. /NGJYRA.COM/