Në vendet e ngrohta – siç është pjesa ekuatoriale – ku temperaturat janë tepër të larta, shtëpitë nuk mund të ndërtohen me sukses nëse nuk merret parasysh ky faktor i lartërpërmendur.
Mirëpo, kur arkitekti Nico van der Meulen u ballafaqua me këtë sfidë, ai u përgjigj me një plan shtëpie që “të lë pa frymë”, e cila u ndërua në Limpopo, në Afrikë të Jugut.
Që të arrinte efektin e ftohjes natyrale të shtëpisë, ai së pari ka dyfishuar lartësinë e katit, ka vendosur dritare të mëdha – nëpërmjet të cilave rrezet e diellit depërtojnë vetëm gjatë stinës së dimrit – ndërsa pishina dhe sistemi i instaluar i ujit ‘qarkullojnë’ nëpër tërë shtëpinë.
Sistemi konstruktiv është realizuar nga çeliku dhe betoni i armuar, ndërsa pjesa më e madhe e fasadës është nga qelqi dhe shufrat horizontale nga druri i lameluar, të cilat, përveç estetikës, luajnë dhe rolin kryesor në pengimin e rrezeve të drejtpërdrejta të diellit.
Hapësira e jashtme me pishinë është e mbyllur nga masa e drurit e cila qëllimisht reflektohet në pishinën e ngjyrosur me të zezë.
Studioja e dizajnit M Square Lifestyle Design – ka marrë përgjegjësinë e rregullimit të interierit duke sugjeruar dhe realizuar hapësira kreative në të gjithë shtëpinë. /NGJYRA.COM/