Nuk do mend se çdo vit vërshohemi me lajme për martesat, fejesat dhe divorcet (apo ribashkimet) e yjeve të shoubiznesit… madje aq të shpeshta janë këto lajme sa që, vështirë është të mbashë në mend se kush më kë është në lidhje të dashurisë…
Marrë parasysh këtë fakt – a do të mund të ishit në gjendje të kujtonit se cilat yje të shoubiznesit kanë qenë në lidhje dashurie shumë vjet më parë?
Më anë të një fotogalerie do të përpiqemi t’ua rifreskojmë kujtesën.. dhe t’ju përmendim disa nga çiftet më të famshme të shuobiznesit që dikur kanë dominuar kryetitujt e lajmeve rozë, e që sot – vështirë se mund ta kujtojë dikush se ata kanë qenë në lidhje me njëri tjetrin.
Por, të shkojmë me radhë dhe t’i prezantojmë këto çifte një nga një, ndërsa brenda kllapave dhe vitin kur është realizuar fotografia e tyre. (Foto: Getty Images/AP). /NGJYRA.COM/
1. Richard Gere dhe Cindy Crawford, dikur ishin çift shumë i famshëm. (1988)
2. Pamela Anderson adhe Kid Rock gjatë martesës në Saint-Tropez. (2006)
3. Bradley Cooper dhe gruaja e tij e dikurshme Jennifer Esposito. (2006)
4. Brooke Shields dhe Andre Agassi, një çift po ashtu shumë i famshëm dikur. (1994)
5. George Clooney me ish-bashkëshortn Talia Balsam. (1990)
6. Julia Roberts dhe burri i saj i parë, Lyle Lovett. (1993)
7. Lenny Kravitz-Lisa Bonet, si dhe foshnja Zoe Kravitz. (1989)
8. Drew Barrymore dhe Tom Green, ishin të martuar 163 ditë. (2000)
9. Uma Thurman dhe Gary Oldman. (1992)
10. Nicolas Cage dhe gruaja e tij e dytë, Lisa Marie Presley. (2001)
11. Aktorja e famshme Halle Berry dhe bejzbollisti David Justice. (1995)
12. Angelina Jolie dikur ishte e martuar me Jonny Lee Miller. (1998)
13. Jennifer Garner dhe Scott Foley. Një martesë e saj para Affleckut. (2002)
14. Tom Cruise me gruan e tij të parë, Mimi Rogers. (1989)
15. Gregg Allman dhe Cher – një martesë që zgjati vetëm 9 ditë. (1977)
16. Madonna dhe Sean Penn, bënin bujë të madhe mediale dikur. (1986)
17. Një çift zhgënjyes, Dennis Rodman dhe Carmen Electra. (1999)
18. Mario Lopez dhe Ali Landry – as këta nuk e patën gjatë si çift. (2002)