Puna nën një kulm dhe disa kupola

Nëse jeni të lodhur nga mungesa e intimitetit në vendin tuaj të punës, nga tështimat/kollitja, muhabeti i tepërt, apo dhe muzika e kolegëve tuaj të punës – atëherë ekziston zgjidhja ideale edhe për ju.

Edhe pse, tash për tash, duket sikur diçka që vështirë se mund të jetësohet për përdorim të gjerë – dizajnerët francezë kanë ideuar një produkt të çuditshëm, i cili ka filluar të përdoret në disa kompani të Parisit. Bëhet fjalë për “kupolat e zyrës”, që në fakt janë flluska plastike të ideuara që t’i ndajnë punëtorët nga njëri-tjetri.

kupola222

Ideja nuk është krijuar që të punësuarit të mos mund të komunikojnë mes tyre, por, që t’i mbrojë ata nga psh. teshtima ose zhurma e afërt.

Prapa këtij produkti qëndron dizajneri francez, Christian Pottgiesser, ndërsa deri më tash dy kompani nga Parisi e kanë pranuar idenë e tij – që të punësuarve ua lehtëson koncentrimin në punë.

Me një fjalë bëhet fjalë për produkt të ngjashëm me paravanët e zyrave që ishin futur në përdorim në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, mirëpo, duhet të pranojmë, se këto duken shumë më bukur, më praktike dhe më të rehatshme.

kupola3333

Krahas kupolave prodhuesi ofron edhe drunjtë – që do të duhej të zëvendësonin mungesën e gjelbërimit.

Megjithatë, skeptikët thonë se ky produkt shumë më parë do të jetësohet nëpër biblioteka se sa në zyre – ngase njerëzit në zyre e pëlqejnë komunikimin, pa pasur nevojë të enden prej tavoline në tavolinë, ose të trokasin në flluska. /NGJYRA.COM/

kupola6666 kupola444

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply