Si pjesë e traditës vjetore, YouTube ka hartuar listën e video-materialeve më të shikuara muzikore gjatë vitit 2014 – ndërsa ky vit dëshmoi se, në këtë fushë të veprimtarisë artistike femrat e kanë fjalën e fundit…
Tetë nga dhjetë video-materialet muzikore më të klikuara në Youtube gjatë këtij viti u takojnë gjinisë femërore – ku në dy prej tyre paraqiten në duet, sërish femëror.
Në këtë listë, natyrisht, përfshihen këngëtaret për të cilat është shkruar e raportuar gjatë gjithë vitit, ndërsa katër prej tyre kanë qenë të nominuar për ‘Këngën e vitit’ në ceremoninë e shpërblimeve ‘Grammy’, raporton Mashable.
Video-materialet përshkohen edhe me dominimin e prapanicave dhe atë më se shumti falë video-spotit të Nicki Minaj “Anaconda” – por sidoqoftë, patëm një vit kur nga Youtube u zhvendos paksa dominimi “Gamgam Style” nga Psy. /NGJYRA.COM/
10. Nicki Minaj – Anaconda
I postuar më 19 gusht, ky video-spot është shikuar mbi 327 milionë herë.
9. Taylor Swift – Shake It Off
I postuar më 18 gusht, ky video-spot është shikuar mbi 357 milionë herë.
8. Meghan Trainor – All About That Bass
I postuar më 11 qershor, ky video-spot është shikuar mbi 363 milionë herë. (Versioni origjinal nuk hapet në vendin tonë)
7. Sia – Chandelier
I postuar më 6 maj, ky video-spot është shikuar mbi 370 milionë herë. (Versioni origjinal nuk hapet në vendin tonë)
6. Iggy Azalea ft. Charli XCX – Fancy
I postuar më 4 mars, ky video-spot është shikuar mbi 387 milionë herë.
5. Jason Derulo ft. Snoop Dogg -Wiggle
I postuar më 21 maj, ky video-spot është shikuar mbi 400 milionë herë.
4. Shakira ft. Carlinhos Brown – La La La (Brazil 2014)
I postuar më 22 maj, ky video-spot është shikuar më shumë se 418 milionë herë.
3. Shakira ft. Rihanna – Can’t Remember to Forget You
I postuar më 30 janar, ky video-spot është shikuar mbi 443 milionë herë. (Versioni origjinal nuk hapet në vendin tonë)
2. Enrique Iglesias ft. Descemer Bueno, Gente De Zona – – Bailando (Español)
I postuar më 11 prill, ky video-spot është shikuar mbi 588 milionë herë.
1. Katy Perry ft. Juicy J – Dark Horse
I postuar më 20 shkurt, ky video-spot është shikuar më shumë se 716 milionë herë.