Ashtu siç është i rëndësishëm për hapësirat e brendshme, ndriçimi ka rëndësi të madhe edhe për ambientet e jashtme, e sidomos në rastet kur mbrëmjet verore i kalojmë në kopshtet pranë shtëpisë.
Zgjedhja e ndriçimit për një kopsht duhet të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që kopshti juaj të duket i mahnitshëm.
Format atraktive të llambave ndriçuese, dhe mënyra e vendosjes së tyre, ambientit i japin një pamje shumë tërheqëse dhe unike. /NGJYRA.COM/