Muzikantët e famshëm që vdiqën në moshën 27-vjeçare

Shumëkush mund të ketë dëgjuar për të – bëhet fjalë për një klub misterioz, i quajtur Klubi 27, por njihet edhe me emra tjerë si, Klubi i Përbotshëm 27, Mallkimi i 27-tës, etj.

Ky klub është një koncept kujtimi për muzikantët shumë të popullarizuar që vdiqën në moshën 27-vjeçare, si pasojë e “jetës së shthurur” që u solli atyre vetëshkatërrimin.

Të shohim me radhë se cilët janë yjet më të popullarizuar që shkuan nga kjo botë në moshën 27-vjeçare – në zenitin e karrierës së tyre. /NGJYRA.COM/

Amy Winehouse

Amy Winehouse

Vdiq: Më 23 korrik 2011, kur kishte mbushur 27 vjet e 313 ditë – mbidoza narkotike.

Brian Jones

Brian Jones2

Vdiq: Më 3 korrik 1969, kur kishte mbushur 27 vjet e 125 ditë – u mbyt në pishinë.

Bendi: Rolling Stones

Jimi Hendrix

Jimi Hendrix

Vdiq: Më 18 shtator 1970, kur kishte mbushur 27 vjet e 295 ditë – asfiksimi, përzirja e ilaçeve me alkool.

Bendi: The Jimi Hendrix Experience dhe Band of Gypsys

Janis Joplin

Janis Joplin

Vdiq: Më 5 tetor 1970, kur kishte mbushur 27 vjet e 258 ditë – mbidoza narkotike.

Bendi: The Kozmic Blues Band dhe Tilt Boogie Band

Jim Morrison

Jim Morrison

Vdiq: Më 3 korrrik 1971, kur kishte mbushur 27 vjet e 207 ditë – “sulm në zemër”.

Bendi: The Doors

Kurt Cobain

MTV Unplugged: Nirvana

Vdiq: Më 5 prill 1994, kur kishte mbushur 27 vjet e 44 ditë – vetëvrasje me armë zjarri.

Bendi: Nirvana

Alan “Blind Owl” Wilson

Alan Wilson

Vdiq: Më 3 shtator 1970 – mbidoza narkotike, vetëvrasje e mundshme.

Bendi: Canned Heat

Ron “Pigpen” McKernan

Ron McKernan

Vdiq: Më 8 mars 1973 – hemoragji e brendshme e përzier me alkool.

Bendi: Grateful Dead

Les Harvey

les-harvey

Vdiq: Më 3 maj 1972 – goditja e rrymës pasi preku mikrofonin me duar të lagta.

Bendi: Stone the Crows

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply