Preparatet bizare të bukurisë që janë përdorur në fillim të shek. XX

Në fillim të shekullit XX shoqëria e vendeve perëndimore është bërë e fiksuar me bukurinë fizike femërore. Në atë periudhë industria e modës, e kozmetikës dhe e kirurgjisë plastike kanë përjetuar lulëzim të madh.

Në shekullin XX janë bartur qëndrime të shumta mbi bukurinë nga shekulli XIX. Në shoqërinë viktoriane, është konsideruar që femra ka për detyrë të jetë e bukur. Më vonë “detyra” e femrës është shndërruar në dëshirën e saj që të shfaqë kreativitetin e vet.

Preparatet 7

Në shekullin XIX, këshillat për bukurinë femërore kanë qenë dukshëm bizare. Femrave u është këshilluar që të lajnë sytë, të kalojnë çdo ditë një kohë lakuriq pranë dritares, pastaj kurrë të mos i lajnë fytyrën, duart dhe flokët.

Në shekullin XX u aplikuan disa trajtime më moderne, edhe pse edhe ato, në krahasim me këto të sotmet, janë krejtësisht bizare.

Preparatet 8

Veglat e dhembshme premtonin rezultate magjike, siç janë p.sh. aparatet metalike të cilat janë vendosur në kokë dhe të cilat janë përdorur për shtrëngimin e hundës.

Njëri ndër elementet kryesore në të cilën perceptimi i bukurisë është dalluar nga shekulli XIX dhe shekulli XX ka qenë kozmetika.

Në shekullin XIX janë grimuar vetëm prostitutat, përkatësisht të gjitha femrat të cilat janë grimuar janë konsideruar prostituta.

Preparatet 2

Megjithatë, kjo ka ndryshuar kur aktoret kanë filluar të vënë grimin në teatro, ndërsa një ndër më të merituarat për rritje të shpejtë të përdorimit të grimit konsiderohet edhe kompania e parë kozmetike “Max Faktor”, e cila kozmetikën e ka bërë të qasshme edhe për opinionin e gjerë. /NGJYRA.COM/

Preparatet 3 Preparatet 4 Preparatet 5 Preparatet 6 Preparatet 10

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply