Nangka: Pema më e madhe në botë

Nankga (lat. Artocarpus heterophyllus, angl. Jackfruit) është një lloj i pemës e cila kultivohet me shumicë në viset tropikale, të cilat në natyrë rriten në viset e Azisë Jugore dhe të asaj Juglindore. Fruta e drurit nangka është pema më e madhe në botë, e cila mund të rritet deri në 90 cm gjatësi, 50 cm gjerësi, e cila mund të peshojë edhe deri në 45 kg.

Nangka është pemë nacionale e Bangladeshit, gjithashtu kultivohet si njëri ndër artikujt themelorë në Indi, Nepal, Sri-Lankë, Kamboxhia, Vietnam, Tajlandë, Malezi, Indonezi, pastaj në Filipine, si edhe në disa shtete afrikane.

Nangka-5

Është e pasur me fibra dhe vitamina, por të gjitha këto pa yndyra dhe kolesterinë të ngopur, gjë që e bën njërin ndër artikujt ushqimorë më të shijshëm.

Hulumtuesit thonë që pikërisht nangka mund të jetë zëvendësim i grurit, misrit dhe i të mbjellave të tjera të cilat rrezikohen nga ndryshimet klimatike.

Banka botërore e KB-s, kohë më parë ka tërhequr vërejtjen që ngritja e temperaturave dhe rritja e reshjeve tashmë kanë ulur rendimentet e grurit dhe misrit, ndërkaq e gjithë kjo mund të krijojë probleme serioze në dhjetë vjetët e ardhshëm.

Mirëpo, shkencëtarët thonë që nangka mund të na ofrojë zgjidhjen.

Nangka-4

Kjo pemë gjithashtu është plot materie dhe kalori ushqyese. Madje edhe frutat e vogla të kësaj peme peshojnë rreth 5 – 7 kg, ndërkaq fermerët kanë prodhuar edhe disa madje deri në 45 kg.

“Lehtë kultivohet. Është rezistuese ndaj dëmtuesve dhe sëmundjeve e temperaturave të larta. Është rezistuese ndaj thatësisë”, thotë Danielle Nierenberg, kryetare e organizatës Food Tenk, e cila punon në bujqësinë e qëndrueshme.

“Nangka arrin atë që bujqit e duan në prodhimin e ushqimit, kur ballafaqohen me sfida të shumta dhe me ndryshime klimatike”. /NGJYRA.COM/

GEDSC DIGITAL CAMERA Nangka-3 Nangka-6

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply