Zakonisht në qytetet e mëdha hapësira banuese vlen shumë – andaj, çdo metër katror duhet shfrytëuar në maksimum. Me një organizim të duhur garsonierat, apo studio e vogla, mund të shndërrohen në hapësira komode të banimit.
Kështu, arkitektët Julie Nabucet dhe Marc Baillargeon u angazhuan për renovimin e një studioje, me një hapësirë prej vetëm 16 m2, në Paris, dhe shndërrimin e saj në një ambient komfor. Dhe, pas 9 muaj punë, arkitektët erdhën me zgjidhjen e tyre gjeniale inovative, përplot kreativitet dhe prakticitet.
Që kjo hapësirë e vogël t’i përmbajë të gjitha funksionet e nevojshme, si qëndrimin ditor, hapësirën për fjetje, kuzhinën dhe banjën, arkitektët shfrytëzuan çdo centimetër të hapësirës në mënyrë brilante.
Hapësira është tërësisht e hapur dhe në vetëm 16 m2 janë të vendosura të gjitha pajisjet/orenditë e lartëpërmendura.
Sipërfaqet e mureve i shfrytëzuan për vendosjen e dollapëve ndërkaq, për shfrytëzimin e hapësirës në maksimum, krijuan 2 nivele – lart është e vendosur kuzhina e pajisur me të gjitha elementet e nevojshme dhe banjën, ndërkaq në nivelin e poshtëm është qëndrimi ditor dhe shtrati i fjetjes. /NGJYRA.COM/