Ndërtesa më e madhe afariste në botë që furnizohet me energji diellore është ndërtuar në Dezhou, në provincën Shangdong, në veriperëndim të Kinës.
Struktura prej 75,000 metra katrorë përbën ndërtesën ‘The Sun-Moon Mansion’ që përdoret për qëllime të shumta dhe përmban; qendra ekspozitash, objekte të kërkimit shkencor, salla për mbledhje dhe trajnime, dhe një hotel – ndërsa, që të gjitha këto hapësira shfrytëzojnë energjinë diellore.
Dizajni i ndërtesës është bazuar në përcjelljen e pozitës së diellit dhe, në një mënyrë, thekson urgjencën e kërkimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë, për t’i zëvendësuar lëndët djegëse fosile.
Dizajni gjithashtu përmban simbolet kineze për diellin dhe hënën dhe ngjyrën e bardhë dominuese, e që simbolizon energjinë e pastër. /NGJYRA.COM/