Nëse mendoni që çeliku është mjaft i fortë, mendoni edhe njëherë. Në krahasim me materialet të cilat do t’jua prezantojmë, nëse marrim parasysh fortësinë, madje edhe diamanti duket si bizhuteri e lirë.
Materialet më të forta në botë të cilat janë zbuluar deri tani:
5. Lonsdaleite
Lonsdaleiti formohet kur meteori, i cili përmban grafit, bie në Tokë. Është i ngjashëm me diamantin, duke pasur parasysh që është formuar nga karboni, por vetëm kur përmban kristale gjashtëkëndore. Është zbuluar në vitin 1967 në Arizonë, nga meteori Canyon Diablo.
4. Dyneema
Dyneema është material 15 herë më i fortë se çeliku, dhe aktualisht është fija më e fortë në botë. Ky material është më i lehtë se pendla, mund të ndalë të gjitha llojet e plumbave, ndërkaq një litar i bërë nga ky material mund të tërheqë madje edhe tankerët e naftës.
3. Metali amorf (qelqi metalik apo metali qelqor)
Metali qelqor nuk është qelq, apo së paku nuk është lloj standard i qelqit. Metali amorf në të vërtetë është “metal i lëngët”: legura e titanit, cirkoni, nikli, bakri dhe e metaleve të tjera. Konsiderohet materie më e qëndrueshme në planet.
2. Buckypaper
Buckminsterfullerene (Buckypaper) është emri i plotë i materialit Carbon 60, i cili i është dhënë në nderim të R. Buckminster Fullerit. Ky nanomaterial është ndërtuar nga karboni në formë të gypave të cilët janë 50.000 herë më të hollë se fije e flokut të njeriut.
1. Grafen
Njëkohësisht është më i holli dhe më i forti, pothuajse i tejdukshëm, por aq i dendur saqë edhe atomet më të vogla të gazit nuk mund të kalojnë nëpër të. Hulumtimet kanë konstatuar që grafeni është materiali më i fortë i matur ndonjëherë, rreth 200 herë më i fortë se konstruksioni i çelikut. /NGJYRA.COM/