Shtëpia në formë të guacës së tualetit është një dizajn unik arkitektonik nga Sim Jae-Duck, të cilin e ka krijuar me rastin e takimit të Shoqatës Botërore të Tualetit (the World Toilet Association).
Një shtëpi e vogël me 2 etazhe, e ndërtuar nga çeliku, betoni dhe qelqi – përveç formës karakteristike që ka, ajo po ashtu ka në qendër një banjë të rrethuar me mure nga xhami transparent, mirëpo për ata që dëshirojnë më shumë intimitet në banjë këtë mund ta arrijnë me shtypjen e një butoni, me ç’rast muret errësohen.
Në kulmin e rrafshët që shfrytëzohet si terrasë e hapur, arrihet përmes shkallëve që janë të pajisura me teknologjinë e mbledhjes së ujërave nga të reshurat atmosferike.
Sim Jae-Duck ka shpenzuar më shumë se një milion dollarë për ndërtimin e kësaj shtëpie, që ndodhet rreth 40 kilometra larg Seulit. /NGJYRA.COM/