Kamina, ngrohja më e dashur familjare

Dikur kaminat janë shfrytëzuar vetëm për ta ngrohur dhe për ta bërë sa më komode shtëpinë gjatë dimrit – ashtu siç është ajo gjatë verës.

Kamina ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e shtëpisë, ku nipërve dhe mbesave u janë treguar histori të frikshme dhe heroike, vende ku janë mbledhur miqtë dhe familjarët gjatë ditëve të ftohta.

Mirëpo, megjithëse e kanë humbur funksionin e tyre primar për ngrohje, funksioni estetik i kaminave është duke u shtuar gjithnjë e më shumë, çka e dëshmojnë edhe disa shembuj që do t’i sjellim për ju në vijim.

kamina13 13 13

Qëndrimi ditor është vend i shkëlqyer për të shijuar ngrohtësinë dhe spektaklin e një kamine, qoftë asaj tradicionale apo asaj moderne – ndërsa për ndërtimin e tyre përdoren materiale të ndryshme si tullat, gurët, mermeri, madje edhe alumini dhe xhami.

Dizajne interesante të kaminave dhe efekte të rralla mund të arrihen duke i stisur ato me tekstura ndryshku – për të theksuar kështu vjetërsinë industrial – ose me një strukturë xhami të errët për një pamje shumë elegante dhe moderne.

Teknika e etanolit i bën kaminat shumë të pastër. Në të kaluarën ka qenë një përzierje e qymyrit dhe zgjyrës – kurse në ditët e sotme paraqet një shfaqje magjike të flakës në një sipërfaqe të pastër dhe me shkëlqim.

kamina4444

Kaminat janë duke marrë  forma  të çuditshme, siç është rasti i kaminit me gaz të HeatGlo Solaris i cili është vlerësuar me çmime ndërkombëtare.

Kjo mënyrë e aplikimit të artit në shtëpi nuk përmban në vete asgjë nga kaminat klasikë, meqë, sipërfaqja e zjarrit është e hollë dhe duket sikur qarkullon në zbrazëti.

Një ikonë e kaminave modernë është edhe forma shumë e pazakontë e kaminave të prodhuar nga Fireorb dhe Gyrofocus.

kamina11 11 11 11 11

Kaminat e tyre jo vetëm që nuk ngjasojnë me kaminat tradicionalë, me karakter të rëndë dhe të ngurtë, por janë fleksibël – meqë mund të rrotullohen përballë çdo ane të dhomës.

Për të kombinuar kaminat moderne dhe ato me forma jo-tradicionale nevojitet ndihma e profesionistit, ndërkohë që për kaminat e zakonshëm të ndërtuar në mur nevojitet imagjinatë dhe dashuri për detaje. /NGJYRA.COM/

kamina999

kamina888

kamina10 10 10  kamin111

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply