Fshati Piodao, që gjindet në pjesën qëndrore të Portugalisë, është i njohur si një nga fshatrat më piktoreske në botë. Duke qenë një vend me të vërtetë unik, Piodao është klasifikuar si monument me interes publik.
Tipari i tij më i dalluar është arkitektura historike, e mbuluar me gurë metamorfik që përbëhen nga shtresa të ndryshme mineralesh – që ngjitet peisazhit malor.
Fshati është themeluar shekuj më parë dhe është i prekur nga një shumëllojshmëri e ndikimeve kulturore.
Ky vendbanim i veçuar është paksa më ndryshe se sa pjesa tjetër e vendit. Turistët mirëpriten këtu nga vendasit miqësorë, të cilët janë krenarë për qytetin/fshatin e tyre të bukur mesjetar. /NGJYRA.COM/