Si ta falni fyerjen…?

Secili njeri ka qenë ndonjëherë i fyer. Ndonjëherë fyerja është e qëllimshme, e ndonjëherë tjetër e pamenduar. Për çfarëdo lloje fyerjesh të bëhet fjalë, për çfarëdo motivesh që e kanë nxitur atë, më e mira që mund të bëhet më pastaj është që fyerja të falet.

Ju tingëllon bukur dhe njerëzore, sigurisht, sepse është e lehtë t’i propozosh dikujt të falë, e më vështirë është ta bësh vet këtë.

Fyerja dhemb, djeg, veçmas nëse këtë ua bën personi që për ju është i dashur. Me fyerje ju nënçmojnë, injorojnë dhe kjo vërtet vështirë falet. Megjithatë, ia vlen të përpiqeni. Pse?

Për shkakun e thjeshtë sepse, përderisa nuk e keni falur fyerjen, ju ndiheni të fyer. Dhe çfarëdo që ndodh me personin që ju ka fyer, edhe nëse ju e keni “varrosur” me sarkazëm, nëse fyerjen nuk ia falni, kjo është sikur një plagë ta ngacmoni vazhdimisht duke mos e lënë të shërohet. Dhe “plaga” sërish gjakos dhe juve ju dhemb prapë.

E çfarë të bëni nëse dikush ju fyen? Hapi i parë është t’ia pranoni vetes se jeni të lënduar. Mos e mashtroni vetveten dhe të thoni se “kjo nuk është asgjë”, sepse është krejt normale që pas fyerjes të ndjeheni të lënduar, por kjo nuk ju bënë të dobët.

zemeruar1

Një hap tjetër është që të ktheheni në të kaluarën, që t’i rikujtoni të gjitha momentet kur ju ka ndodhur fyerja – e kjo do t’ju ndihmojë ta kuptoni se pse kjo fyerje ju ka lënduar aq shumë.

Hapi i ardhshëm është që të mësoni t’u ikni reaksioneve të zakonshme karshi fyerjes (hidhërimi, sharja, britma, sarkazma, dhuna…).  Përpiquni të mos i bëni asnjë nga këto gjëra. Përpiquni ta bëni atë më të vështirën, hapin e katërt – pra që ta falni fyerjen.

Përmbahuni me vetëdije nga dëshira për hakmarrje dhe personit i cili ju ka fyer, bëjani me dije se, vërtetë ju ka lënduar dhe ta kuptojë se ka gabuar, t’i vije keq për këtë dhe të mësojë të jetë më i kujdesshëm. Dhe çfarë arrini me këtë?

Arrini që ta ngrini veten mbi personin që ju ka fyer. Fyerja i kthehet atij që ju ka lënduar dhe ndërgjegjes së tij, dhe ju vazhdoni lirshëm me jetën tuaj, të pangarkuar.

Por, diçka duhet sqaruar në këtë mes: kjo këshillë nuk do të thotë se ju duhet të rrini përherë me personin që ju fyen, qoftë ky edhe një njeri, deri diku, i afërt për ju. Përderisa ky person përherë ju nënçmon dhe fyen, është krejt normale që ju të tërhiqeni nga ai, apo atë ta largoni nga mesi juaj.

E nëse edhe kjo nuk është e mundshme, atëherë përpiquni që për fyerjet e shkaktuara të mos hakmerreni, por t’i injoroni dhe të ngriheni mbi to – sepse në këtë mënyrë ju vetë do të ndjeheni shumë më mirë. /NGJYRA.COM/

zemeruar3

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply