Përse puthja është aq magjike?

Puthja është shumë më shumë se “këmbim i gjëndrave pështymore”…

Duke pasur parasysh që të gjithë puthim, gjithashtu të gjithë kemi menduar për atë se ç’ndodh gjatë puthjes me trupin tonë. Puthjen, veç tjerash, mund ta përshkruajmë si zgjim të afshit. Në trup ndikojnë magjishëm, ëmbël ndërkaq në doza të vogla edhe shërueshëm.

Puthja është akt i intimitetit qetësues andaj jo rrallë te njerëzit zgjon komponentin erotik.

Zgjatja e puthjes gjithsesi ka rol të rëndësishëm: mund të jetë e shkurtër, e ftohtë, e qetë dhe të ndikojë freskueshëm, ndërkaq, nga ana tjetër, puthja e gjatë dhe e zjarrtë, gjëndëror dhe nganjëherë me përplasje.

Pjesa më intime e seksit

mpuq3

Puthjet e ndryshme çojnë në pasoja të ndryshme. Nëse është shumë romantike, çon çdo herë më shumë sasi këmbim gjëndrash, zgjon ndjenjat dhe shpërthen afshin, me puthjen e këtillë personit edhe ia vështirësoni frymëmarrjen.

Nëse afshi i tillë nuk ekziston më, atëherë është koha për monolog të brendshëm, përkatësisht për planifikim të zgjimit të sërishëm të afshit.

Prandaj nuk është punë e mençur të injoroni kuptimin e puthjes. Mirëpo, femrat të cilat merren me prostitucion pajtohen me atë që kur “shesin” trupin e vet nuk kanë ndjenjë të plotë të dhënies së intimitetit edhe për shkak që me klientët e tyre nuk këmbejnë puthje!

Puthja është proces elementar kur dashuria midis dy njerëzve komunikon në mënyrë specifike – me buzë, gjë që fuqishëm ndikon në cilësinë e marrëdhënies suaj.

Sekreti i puthjes

mpuq5

Puthja është sekreti i cili ka të bëjë me buzët e personit tjetër. Puthjet janë transmetues të porosive të mrekullueshme të dashurisë dhe të kënaqësisë.

Edhe pse në të vërtetë fjala është vetëm për kontaktin fizik, kontakti i tillë me vete i transmeton partnerit tuaj shumë kuptime.

Krahas kësaj, paraqitet pyetja mbi interpretimin, nëse puthja bëhet e hutueshme. Merrni frymë të përqendruar dhe të qetë, përqendrohuni në ndryshimet të cilat i ndodhin trupit tuaj.

Assesi nuk pajtohemi që puthja është paralojë e domosdoshme. Ajo është akt i pavarur i cili shpesh harrohet. /NGJYRA.COM/

mpuq4

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply