20 misteret më të mëdha të pazgjidhura në botë

1. Mbretëria e inkave në Amerikën Jugore

mistere inka 111

Mbretëria e inkave ka lulëzuar në periudhën midis viteve 1200 dhe 1535 të erës së re. Inkat kanë ndërtuar sistem të zhvilluar të kanaleve për ujitje të të mbjellave të tyre, si edhe qytetin e gurtë në majë të malit të rrëpirët Maçu Pikçu. Është interesante që inkat e kanë ndërtuar qytetin në kohën kur nuk është ditur për rrotën!

2. Piramidat e Gizës, Egjipt

mistere giza2222

Piramida e Kefrenit dhe ajo e Keopsit janë dy nga tri piramidat e lashta në Gizë të Egjiptit. Piramida e Keopsit është më e madhja. Është ndërtuar me më shumë se 2 milionë blloqe gurësh, nga të cilët disa janë të rëndë edhe deri në 9 tonelata. Piramidat janë ndërtuar si varreza hyjnore dhe janë të ndërtuara 2.550 vjet para erës sonë.

3. Tempulli Maja

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Gjykuar sipas kalendarit të lashtë të popullit maja, dhjetori i vitit 2012 është shënuar si fundi i botës. Ky informacion tashmë një kohë të gjatë u krijon lajthitje arkeologëve. Disa besojnë që majat kanë ditur për apokalipsin dhe që do të ndodhë në dhjetor të vitit 2012, ndërkaq të tjerët thonë kjo është një lajthitje matematikore.

4. Legjenda mbi El Doradon

mistere el dorado 4444

Kjo legjendë rrjedh nga fisi Muisk, i cili ka jetuar në territorin e Kolumbisë së sotme në periudhën nga viti 1000 deri në vitin 1538. Në ceremonitë për zotat e tyre, kryetari i fisit është mbuluar me pluhur ari dhe është hedhur në liqen për ta viktimizuar veten. Kështu ka lindur legjenda mbi qytetin e arit, gjë që i ka nxitur konkistadorët spanjollë të vraponin deri në vdekje në kërkim të tij.

5. Ishulli i Pashkëve

AH2B07

Ky ishull gjithashtu i njohur edhe si Rapa Nui, është shumë i izoluar dhe 2.000 milje nga bregdeti i Tahitit. Ardhacakët e parë në këtë ishull kanë qenë polinezianët, të cilët janë ngulitur aty midis viteve 400 dhe 600 para erës sonë. Ata kanë ndërtuar shumë tempuj dhe statuja, të cilat i kanë quajtur Moai. Nuk dihet se si kanë mundur të transportonin ata gurë aq të mëdhenj për ndërtimin e objekteve të tilla.

6. Trekëndëshi i Bermudeve

mistere Bermuda-triangle 666

Është një rajon në oqeanin Atlantik midis ishujve të Bermudeve, Floridës dhe Porto-Rikos, për të cilin është karakteristike që aeroplanët dhe anijet humben pa lënë gjurmë. Kjo hapësirë ka marrë emrin sipas kapterit Hjuvel Tompson, i cili bashkë me 27 pilotë të tjerë ka humbur pa gjurmë në një fluturim rutinë në vitin 1945. Shumë thashetheme këto fatkeqësi i përshkruajnë si fuqi mbinatyrore, ndërsa shkencëtarët për gjithë këto thonë se shkaktarë janë uraganet e rrezikshme në rrymat e Gjirit si edhe faktori njeri.

7. Linjat nazca

mistere nazca 7777

Këto linja mbulojnë më shumë se 490 kilometra katrorë të shkretëtirës së Perusë Jugore. Shumë figura janë të vjetra edhe deri në 2.000 vjet. Është pak e njohur që janë vepra të skalitura në rërë. Disa konsiderojnë se janë të jashtëtokësorëve, të tjerët thonë që format e figurave tregojnë vendet ku gjenden burimet e ujit.

8. Jashtëtokësorët

mistere jashtetokesore 8888

Rajoni 51, i cili gjendet në liqenin Grum në Nevadën Jugore, është themeluar në vitin 1955, nga aviacioni amerikan si qendër e hulumtimit të tipave të rinj të fluturakeve. Vetë natyra e bazës ushtarake në kombinim me hulumtimin e teknologjisë sekrete dhe të avionëve, u ka ndihmuar teoricienëve të komploteve që aty të bëjnë eksperimente që kanë të bëjnë me udhëtime nëpër kohë, fshehja e NLO-ve dhe autopsitë e jashtëtokësorëve.

9. Sfinga në Gizë, Egjipt

mistere sfinga 9999

Sfinga është edhe një mrekulli egjiptiane, e cila ka trupin e luanit dhe kokën e faraonit për të cilën besohet që është e Kefronit, e skalitur nga gurët gëlqeror, andaj ngadalë kushtet klimatike po e prishin. Teoria e popullarizuar mbi zhdukjen e hundës së sfinës është që ushtarët e Napoleonit e kanë qëlluar me top, mirëpo skicat e zbuluara para pak kohësh konfirmojnë që sfinga ka qenë pa hundë edhe shumë kohë para Nepoleonit.

10. Përbindëshi i liqenit Loh Nes

mistere lohnes 10

Sipas folklorit skocez dhe besimit popullor, përbindëshi (Nesi) është krijesë mistike e cila tërheq fëmijët e vegjël në varrezën ujore duke i detyruar që të lundrojnë mbi kurrizin e tij. Përbindëshi i Loh Nesit është bërë i popullarizuar kur tregimi i një dëshmitari okular u bë lajmi kryesor. Për ekzistencën e tij nuk ka fakte të fuqishme, pos një fotografie, për të cilën nuk mund të konstatohet a është e vërtetë apo montazh.

11. Shatërvani i rinisë

mistere fontana11

Pasi që Don Huan Ponse de Leon u  bë guvernator i Porto-Rikos, më 1509, pas gjashtë vjetësh duke u bazuar në thashethemet indiane, niset në drejtim të veriut në kërkim të shatërvanit të rinisë në ishullin Bimini. Më vonë doli që Bimini në të vërtetë është siujdhesa Florida, ndërkaq shatërvani mbeti i fshehur dhe i panjohur deri në korrik të vitit 2006, kur magjistari i njohur David Copperfield deklaroi që uji në ishullin e tij privat Eksumas ka cilësi shëruese.

12. Chupacabra

misteri Chupacabra 1

Phylis Canion gjoja në shtëpinë e vet në Kueru, Teksas, mban kokën e kafshës e cila është quajtur Chupacabra. Për ekzistencën e kësaj kafshe të pazakonshme për herë të parë është folur në Porto-Riko në vitin 1995 me konstatimin që i do zogjtë dhe gjakun e dhisë. Megjithatë, biologët fuqishëm kundërshtojnë ekzistencën e saj.

13. Arka e përgjërimit (Dhjatës)

mistere arka12

Arka e përgjërimit në Bibël është përshkruar si arkë e lashtë, e mbështjellë me ar, e cila është ndërtuar për bartjen e tabelave të 10 urdhrave të Zotit. Arka gjoja është bartur nëpër shkretëtirë dhe ka mbetur në Tempullin izraelit deri në shkatërrimin e saj nga Mbretëria e Babilonisë. Se ku gjendet dhe a ekziston fare, deri tani është mbetur mister.

14. Stonehenge

mistere stonehenge 13

Stounhenxh (Stonehenge) në rrafshinën Salisburi në Angli është sot i njohur si vend turistik. Mirëpo, konsiderohet që para më shumë se 5.000 vjetësh ky vend ishte përdorur për rituale pagane apo mbase edhe për varreza.

15. Shtylla e hekurt në Delhi

mistere shtylla delhi13

Kjo shtyllë e hekurt në Delhi është e vjetër 1.600 vjet, e lartë 7 metra, në kompleksin Kutb në Indi. Shtylla e cila 98% është ndërtuar nga hekuri i petëzuar, i mrekullon shkencëtarët për shkak të faktit që tashmë disa vite përballon korrozionin.

16. Sferat e gurit në Kosta-Rikë

misteri sferat 15

Janë zbuluar në vitin 1940 gjatë një gërmimi të cilin e ka bërë firma Junajted Frut Kompany. Këto sfera të formuara në mënyrë të përsosur nga guri datojnë nga periudha prej e viteve 600 deri 1500 të erës së re. Mendohet që kanë pasur ndonjë kuptim fetar të lidhur me Perëndinë e Diellit.

17. Mothman

misteri Motman 16

Krijesa antropoide me krahë insekti dhe sy të kuq, është e njohur si Mothman, ka terrorizuar banorët e Point Plezantit të SHBA-së, gjatë viteve ’60 të shekullit të kaluar. Nuk ka dëshmi të bindshme për ekzistencën e saj, pos disa deklaratave gjoja të dëshmitarëve të dokumentuara në librin e gazetarit John Keel – Profecitë e Mothmanit.

18. Djalli nga Xhersi

mister Djalli nga Xhersi 18

Sipas një legjende të para 250  vjetëve, një femër nga Xhersi ka rënkuar me dëshpërim gjatë shtatzënisë së 13-të duke mallkuar: “Le të jetë djall”. Pas lindjes doli që bebja në të vërtetë të bëhet në formë kanguri me krahë.

19. Shpërthimi Tunguska, Rusi

misteri tunguska 19

Shpërthimi në Tunguska ka ndodhur në orën 7:14 paraditen e 30 qershorit 1908. Deri në ditët e sotme mbi shkaktarin e shpërthimit që ka shkaktuar rrafshimin përtokë të 80 milionë pemëve në më shumë se 2.100 kilometra katrorë po bëhen debate të ashpra. Shumica thonë që shkaktari është meteoriti, apo një pjesë e tij, ndërsa të tjerët thonë që shkaktar i shpërthimit ka qenë vrima e zezë apo jashtëtokësorët.

20. Qyteti i humbur Atlantida

misteri atlantis 20

Qytetin e humbur Atlantida për herë të parë e ka përshkruar para 2.400 vjetësh Platoni, i cili thotë që ai ishull është shtëpi e civilizimit të zhvilluar. Legjenda thotë që është përmbytur për shkak të tërmetit, derisa interpretimet e mëvonshme thonë që qyteti është mbretëri nënujore të cilin e mbrojnë sirenat. Disa dëshmi të paradokohshme thonë se qyteti gjendet diku në rrethinën Qipros në Mediteran. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply