Komisioni për Verifikimin e Statusit të Veteranëve, të Invalidëve, të Pjesëtarëve të UÇK-së deri më tani ka arritur t’i verifikojë 28 mijë aplikacione nga 66 mijë e 339 persona sa kanë aplikuar për këtë status. Prej tyre vetëm 9 mijë personave u njihet statusi.
Dy vjet i janë dashur Komisionit për Verifikim të Statusit të Veteranëve, invalidëve dhe Pjesëtarëve të UÇK-së, për të verifikuar 28 mijë aplikacione. Vonesat në verifikim i arsyetojnë me angazhimet e aplikantëve nëpër fushata zgjedhore.