8 vende të pazakonta për t’u vizituar në Izrael

Edhe nëse keni njohuri për atraksionet kryesore në Izrael, ua sjellim në vazhdim 8 vende të mahnitshme që me siguri do t’u pëlqejnë, sidomos nëse dëshironi t’u shmangeni turmave të mëdha të turistëve.

1. Lugina Hula

izrael turizem1

Lugina Hula është një vend i popullarizuar për ata që duan të ecin shtigjeve dhe të ngasin biçikletën në një zonë të qetë në veri të Izraelit, ku me të madhe toka shfrytëzohet për bujqësi.

Ata që e  pëlqejnë natyrën duhet ta vizitojnë  Parkun e Liqenit të Luginë  Hula gjatë vjeshtës dhe në fillim të dimrit për t’u kënaqur me pamjet në këtë zonë të qetë, veçmas me ato të migrimit të mijëra zogjve të ndryshëm si lejlekëve dhe pelikanëve.

2. Rrafshnalta e Golanit

izrael turizem2

 

Ky është një vend tjetër atraktiv, në të cilin malet janë atraksioni kryesor. Nga kjo rrafshnaltë shihet deti Galile, burimet e ujit, lumenjtë dhe ujëvarat, në të cilat mund të kënaqeni edhe më shumë nëse merreni me sportet e ujit.

3. Kalaja e Antipatridës, Parku Kombëtar Yarkon

izrael turizem3

Nëse doni të ktheheni prapa në kohë, atëherë vizitone kalanë në qytetin e lashtë Antipatridë, në  lindje të Tel Avivit.

Ky qytet ishte ndërtuar nga Herodi i Madh, i cili edhe ia vuri emrin e babait të tij – Antipater Idumeoni. Në këtë vend po ashtu mund të shihen mbetjet e kalasë së kryqtarëve Tel Afek, të ndërtuar në shekullin e 16-të.

4. Herzliya Marina

izrael turizem4

Nëse doni të jeni pranë ujit, atëherë plazhet e Herzliya Marina janë vend optimal për të pushuar dhe shijuar pamjet e detit. Janë të pakta gjasat që të mërziteni sepse ky vend është përplot me kafene, restorante dhe qendrat tregtare.

5. Kopshti Zoologjik Biblik, Jerusalem

izrael turizem5

Ndonëse Jerusalemi është pjesë e çdo itinerari udhëtimesh në Izrael, sigurohuni që të keni kohë për të parë Kopshti Zoologjik Biblik, në të cilin gjenden të gjitha speciet e kafshë të egra të përmendura në Bibël.

6. Parku Yarkon, Tel Aviv

izrael turizem6

Ky park ndërmjet Tel Avivit dhe Ramat Ganit është një hapësirë e gjelbër në të cilin vendasit shkojnë për të pushuar.

7. Pyjet e Negevit

izrael turizem7

Koha më e mirë për ta vizituar Negevin, në pjesën veriore të të cilit gjendet edhe “Darom Adom” që do të thotë “Jugu i Kuq”, është prej shkurtit  deri në mars, kur fushat e mbushura me lule të kuqe më së miri duken nga pyjet Be’eri dhe Shokeda.

8. Rëra me ngjyra, Krateri Ramon

izrael turizem8

Krateri Ramon gjendet në qendër të shkretëtirës Negev, në të cilën disa qindra metra përgjatë rrugës në jug ndodhet parku i rërës me ngjyra.

Nëse dëshironi të mblidhni rërë natyrore me ngjyrë të  kuqe, të verdhë, të zezë, kafe dhe të bardhë, atëherë mos harroni t’i merrni me vete shishet, qofshin të plastikës apo të qelqit. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply