Kanë kaluar ditët kur lodrat seksuale kanë qenë temë tabu lidhur me porno industrinë. Lexoni disa fakte interesante të lidhura me lodrat seksuale dhe për përdorimin e tyre.
1. Lodrat seksuale dhe shëndeti
Sipas statistikave, femrat të cilat përdorin vibratorë shpesh shkojnë në kontrolle gjinekologjike, andaj më shumë kujdesen për shëndetin e përgjithshëm vagjinal. Zbulimi i trupit dhe i seksualitetit vetjak bëjnë mirë për shëndetin.
2. Orgazma klitorale
Më shumë se 80% e femrave përdorin vibratorin më së shpeshti për stimulim të klitorisit.
3. Vibratorët janë bërë të zakonshëm
Më shumë se 50% e femrave kanë thënë që kanë përdorur vibratorin vetë, gjatë kohës së “nxehjes” me partnerin dhe gjatë marrëdhënies seksuale. Fatmirësisht, shumica e meshkujve nuk brengosen për shkak të vibratorit tuaj.
4. Shërimi i histerisë
Vibratorët në fillim të shekullit XIX janë përdorur nga mjekët për shërimin e histerisë tek femrat. Simptomat kanë përfshirë “ankthin, nervozizmin, fantazitë erotike, ndjenjën e peshës në abdomen, pagjumësinë”.
5. Meshkujt nuk frikësohen
Femrat thonë që frika më e madhe e tyre është e lidhur me lodrat seksuale sesi do të reagojnë meshkujt ndaj tyre, mirëpo duket se frika e tyre nuk është me vend. Më shumë se 80% e femrave thonë se rregullisht përdorin lodrat seksuale bashkë me partnerin e tyre, ndërkaq meshkujt ndihen mirë derisa lodra të mos bëhet zëvendësim i drejtpërdrejtë i tyre.
6. Hit absolut për Festën e Shën Valentinit
Mjaft më me çokollata dhe qirinj të shtrenjtë për të festuar Shën Valentinin? Hulumtimet e fundit kanë treguar se gjithnjë e më shumë njerëz po vendosin për dhurata seksi gjatë muajit shkurt. Ky mund të jetë moment ideal që të sillni lodrat për të rriturit në dhomën tuaj të gjumit, nëse deri tash nuk e keni bërë.
7. Rabbit vibratori
Forma e Rabbit vibratorit nuk është rastësi, në të vërtetë në Japoni është joligjore të prodhohen lodrat seksuale të cilat i ngjajnë penisit, andaj për t’iu shmangur ligjit – prodhuesit japonezë kanë bërë shtazën e këndshme vibruese, me të cilën po kënaqen shumica e femrave në gjithë botën.
8. Vibratori më i vjetër
Lodra më e vjetër seksuale, “dildo”-ja e gurit, që vlerësohet se është e vjetër përafërsisht 30.000 vjet, është gjetur në një shpellë. /NGJYRA.COM/