Nga thesaret e vjedhura të aztekëve deri te zhdukja e veprave artistike evropiane, të cilat i kanë vjedhur nazistët, apo ari i groposur në dhé, – këto gjëra të vlefshme akoma mbajnë të zgjuar fantazinë e shumë njerëzve…
1. Thesari i humbur “Netët e pikëlluara”
Në fund të qershorit të vitit 1520 aztekët më në fund i bënë rezistencë Hernan Cortesit dhe pushtuesve spanjollë dhe i përzunë nga kryeqyteti i tyre Tenochtitlan.
Cortesi pastaj urdhëroi ushtarët e vet që të mbledhin pasuri dhe ar sa të munden, ta fusin në uniformat e tyre dhe të notojnë deri te anijet të cilat i prisnin.
Mirëpo, duke pasur parasysh që Tenochititlani gjendej në mes të liqenit, ndërkaq ari ishte i rëndë, shumë ushtarë u mbytën bashkë me pasurinë e plaçkitur.
Ngjarjet nga ajo “La Nocha Trieste” (Netët e pikëlluara) mbetën në shkrimet e historisë, mirëpo thesaret kurrë nuk u gjetën deri në ditët e sotme.
Thuhet se gjoja ka mbetur nën qytetin Meksiko Sity, i cili është ndërtuar mbi liqenin e tharë, shkruan Mashable.
2. Thesari i Limas
Në vitin 1820, kapiteni britanik William Thompson kishte një qëllim kryesor – të vjedhë pasurinë nga thesari i qytetit kilian dhe ta nxjerrë nga Meksiko.
Megjithatë, kapiteni kurrë nuk është kthyer nga Meksika, ndërkaq ekzistojnë shkrime se si e ka fshehur pasurinë në ishullin e pabanuar Kokos, afër bregdetit oqeanit Pacifik të Kosta-Rikës.
Gjuetarët e thesareve me shekuj pa sukses përpiqen të gjejnë thesaret e humbura. Njëri ndër ta ka qenë edhe kryetari amerikan Franklin D. Roosevelt.
Në koleksionin e thesareve gjoja gjenden sasi monedhash të arta, statuja të arta, gurë të çmueshëm, kurora dhe pllaka të argjendta që sot vlerësohen në rreth 269 milionë dollarë.
3. Plaçka e luftës e kolonelit John Singleton Mosby
Koloneli i Konfederatës, John S. Mosby, më 9 mars 1863, me ushtarët e tij i hyri një trimërie të rrezikshme – sulmuan ushtarët e Unionit, i zu robër 42 syresh dhe plaçkitën pallatin e gjeneralit Edwin H. Stoughton.
Mirëpo, duke ikur nga vendi krimit, kanë hasur në një kontingjent të madh të trupave të Unionit, afër Haymarketit, jo larg Virgjinias.
Mosby ia ka dhënë thesarin ndihmësit dhe njeriut të tij besnik për ta groposur në dhé, në mënyrë që ushtarët të mos mund ta grabisnin gjatë betejës. Ky thesar deri në ditët e sotme nuk është gjetur.
4. Barra e “zonjës” nga Atocha
Edhe pse një pjesë e këtij thesari është gjetur, për gjuetarët e shumtë të thesareve është vetëm një argument shtesë që ai thesar ekziston.
Thesari është humbur më 6 shtator 1622 nga anija spanjolle “La Nuestra Señora de Atocha” pasi që anija është përfshirë nga uragani jo larg nga Florida Keys.
Anija ka qenë e ngarkuar me thesar, andaj në kthimin e saj në Spanjë është fundosur në cekëtina afër shkëmbinjve koralorë rreth 56 kilometra nga Florida Keys, në thellësi prej 16 metrash.
Një pjesë të thesarit më 1985 e ka gjetur gjuetari i thesareve Mel Fisher, ndërkaq gjoja mungojnë ende stoli në vlerë prej 500 milionë dollarësh, duke përfshirë këtu edhe shtatë tonelata argjend, 128.000 monedha ari, 27 kg smerald dhe 35 kuti ar të kishave.
Edhe pse zhytësit edhe sot shpesh në atë rajon gjejnë monedha ari, askush nuk ka gjetur tërë thesarin.
5. Thesari në fund të liqenit Guazavita
Ari që gjendet nën ujë zakonisht është rezultat i fatkeqësive, mirëpo kjo nuk është rasti edhe me këtë thesar.
Fjala është për një fis në Kolumbi, prifti i të cilit si pjesë e ceremonisë religjioze e mbulon me pluhur ari dhe pastaj e hedh në liqenin Guazavita. Në këtë mënyrë gjoja edhe sot e kësaj dite i jepet viktima Perëndisë së ujit.
Edhe pse ka pasur shumë përpjekje që të thahet liqeni dhe të gjendet ari në fund të liqenit, qeveria kolumbiane këto përpjekje i ka ndaluar me ligj.
6. Thesari evropian
Meqenëse nazistët kanë terrorizuar Evropën gjatë viteve ‘30 dhe ‘40 të shekullit të kaluar, në duar të tyre ka rënë thesar dhe pasuri e madhe e të të pasurve, shumica e të cilëve kanë qenë hebrenj.
Në fund të Luftës së Dytë Botërore u bë e qartë që do ta humbnin, andaj filluan ta fshihnin dhe ta shkatërronin atë që e kanë përvetësuar.
Gjoja sasinë më za madhe të veprave të artit dhe të arit e kanë hedhur në liqenin Tauplitz në Austrinë fqinje.
7. Thesari i humbur i Konfederatës
Konfederata ka humbur forcën e vet dhe është shkatërruar nga mesi i vitit 1865, andaj në Jug është përgatitur për t’u dorëzuar.
Qeveria e Konfederatës atëherë gjoja ka vendosur të fshehë pasurinë e vet në rezerva të monedhave të arta.
Ekziston tregimi që ajo pasuri akoma është e groposur diku në afërsi të Washingtonit dhe pret zbuluesin fatlum. / NGJYRA.COM/