Të famshmit e Hollowoodit lehtë dashurohen dhe shpejt martohen, por një numër i madh i tyre duket se shpejt mërziten me jetën e tyre bashkëshortore dhe pas një kohe të shkurtër shkurorëzohen. Disa prej tyre janë penduar madje më shumë se katër herë. Të shohim në vijim se cilët janë ata/ato (lista ka të bëjë me të famshmit e gjallë).
7. Gary Oldman
I shkurorëzuar: 4 herë
Duket se shumë shpejt do të shuhen shpresat e Garyt sepse martesa me këngëtaren dhe aktoren angleze Alexandra Edenborough, e lidhur në vitin 2008, do të jetë e fundit për të.
6. Christie Brinkley
E shkurorëzuar: 4 herë
Problemi i Christiet ka të ngjarë të mos jetë gjetja e burrit për t’u martuar, por gjetja e burrit me të cilin do të mund të jetonte më gjatë.
5. Joan Collins
E shkurorëzuar: 4 herë
Megjithëse jeta e saj romantike ka qenë mjaft dramatike, martesa e pestë e saj në vitin 2002 me Percy Gibson, që është 32 vjet më i ri se ajo, është duke zgjatur më shumë se katër të mëhershmet.
4. Liza Minelli
E shkurorëzuar: 4 herë
Fati duket se nuk ka qenë në anën e Lizës që nga martesa e saj e parë me Peter Allen, i cili doli të jetë gej.
3. Martin Scorsese
I shkurorëzuar: 4 herë
Helen Schermerhorn Morris është gruaja e pestë me të cilën Martini u martua në vitin 1999.
2. Billy Bob Thornton
I shkurorëzuar: 5 herë
Nga pesë martesat e dështuara të Billit më me bujë ishte ajo me aktoren e famshme Angelina Jolie.
1. Larry King
I shkurorëzuar: 6 herë
Zyrtarisht 6 herë i shkurorzuar, ndërsa në fakt Larry ka qenë i martuar gjithsej tetë herë me shtatë gra të ndryshme. /NGJYRA.COM/