7 lundrime për t’u mbajtur në mend

Lundrimi me anije është një relaksim i plotë, por edhe në qetësi do të mund të vështroni rrethinën. Linjat më të mira të udhëtimeve me anije në të cilat të mund të jeni edhe ju:

1. Linja Manhattan – Staten Island

lundrim1

Çdo ditë me këtë linjë udhëtojnë 65.000 persona. Është më mirë të qëndroni në anën e djathtë të kuvertës dhe të shikoni Përmendoren e Lirisë. Gjatë 25 minutave do të kënaqeni me pamjen e Manhattanit dhe me rrokaqiejt e tij.

2. Linja Puerto Mont – Puerto Natales

lundrim2

Ky lundrim epik shtrihet përgjatë 1.000 kilometrave dhe zgjat katër ditë. Peizazhet fantastike ndryshojnë përgjatë bregut, derisa anija i ofrohet edhe Brugenit.

3. Linja përreth Bririt të Artë: në Stamboll

lundrim3

Në këtë vend gjurmë të veta kanë lënë së paku 13 civilizime. Afro 4 kilometra udhëtim me anije shkon linjës nga Pazari i Egjiptit, kuarti hebraik dhe kisha bullgare e shekullit të 19-të.

4. Linja Ketchikan – Haines

lundrimi4

Lundrimi zgjat 22 orë, ndërkaq adhuruesit e natyrës së egër kënaqen duke shikuar nga kuverta e anijes.

5. Linja Siujdhesa Kowloon – Hong Kong

SONY DSC

Ky lundrim i shkurtër, i bukur dhe i lirë do t’ju dërgojë nëpërmjet limanit Viktoria nga njëra anë e bregut të mbushur përplot me rrokaqiej në anën tjetër.

6. Linja San Francisko – Sausalito

lundrimi6

Pas kënaqjes me galeritë artistike në dyqanet e qytetit Sausalita, nisuni për një lundrim 30 minutash deri në San Francisko. Do të mund të shihni Angel Parkun, rrugën Golden State, Alcatrazin dhe urën Oakland Bay. Do të zbrisni afër qendrës së bukur tregtare në të cilën do të mund të drekoni apo të pini kafe.

7. Linja Port Hardy – Prince Rupert

lundrimi7

Nga kuverta e anijes do të keni rastin të shikoni malet, kanalet dhe vendbanimet e vogla. Lundrimi zgjat 15 orë, andaj në bregdet apo në det do të keni rastin të shihni edhe kafshë. /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply