7 gjëra të cilat secili mashkull i dëshiron në krevat

Është fakt që meshkujt në krevat dëshirojnë – çdo gjë. Mirëpo, edhe ju mund të keni trup të përsosur apo rroba intime tepër të bukura, mirëpo ekzistojnë gjëra të cilat ata i duan dhe për të cilat lakmojnë. Kjo është diçka që i eksiton pothuajse gjithmonë për ç’gjë edhe më shumë vrapojnë pas bukurisë femërore. Cilat janë ato? Lexoni në vazhdim…

Befasia nën dush

Përse ndonjëherë të mos i lejoni vetes të bëni një dush të përbashkët? E gjithë kjo çon në përkëdhelje, dhe kush mund të mendojë se ashtu të lagur dhe lakuriq nuk hidheni në krevat. Propozoni, inicioni. Do ta befasoni madje shumë pozitivisht. Nga zhveshja seksi, dushi i përbashkët… Mbrëmja patjetër do të përfundojë bukur.

shtateshe2

Fantazi të egra

Zakonisht meshkujt janë ata të cilët kanë fantazi të krisura dhe dëshira që të provojnë poza të reja në krevat, mirëpo ka edhe nga ne që dëshirojnë gjithçka, apo jo? Nëse jeni njëra ndër to, inicioni vetë diçka spontane dhe befasuese, si edhe diçka të re që akoma nuk e keni provuar.

Lejojani t’jua shikojë prapanicën

Ata çmenden pas prapanicës së femrave. Dhe sidoqoftë, e juaja është. Lejoni që t’ju prekë nga prapa, t’ju përkëdhelë, t’ju shikojë  apo të bëjë çka do që i bie në mend.

shtateshe1

Tregoni atë që dëshironi

Meshkujt vlerësojnë femrat të cilat dinë çka duan – në krevat dhe në vende të tjera. Vlerësojnë femrat e fuqishme dhe ato që kanë vetëbesim, të cilat kanë egon e tyre dhe dinë  si t’i realizojnë ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

E njëjta gjë është edhe në shtrat, mos u frikësoni as mos u turpëroni t’i tregoni dëshirat tuaja. Komunikimi i sinqertë është çelës dhe faktor i jetës së suksesshme seksuale. Edhe nëse nuk e dini që ai vërtetë është ai që e keni pritur – nuk keni përse të hamendeni sepse i dashuri juaj mezi ju pret.

Ndërrimi i pozave

shtateshe4

Gjatë aksionit në krevat lirisht ndonjëherë merrni iniciativën dhe udhëhiqni tërë lojën. Pikërisht kjo është diçka që do ta kthjellë çdo mashkull – kur femra merr rolin kryesor, ndryshon… Për këtë fantazojnë edhe shumë ditë më vonë, jini të sigurta për këtë.

Befasojeni

Edhe pse kjo vlen për të dy partnerët, njësoj si edhe për femrat, edhe ato i duan befasitë. Rutina e përditshme, stresi, puna, fëmijët – të gjitha këto janë gjëra normale. Mirëpo pikërisht për këtë duhet të rezistojnë dhe të sjellin në jetën seksuale risi, kuriozitete dhe argëtim. Kjo mund të bëhet vetëm nëse të dy janë të gatshëm për sfida të reja dhe për faktin që jeta e mirë seksuale kërkon angazhim.

Masazhi

shtateshe3

I dashuri juaj mbase nuk do ta pranojë këtë,  aq më parë jo publikisht, mirëpo edhe meshkujt njësoj e duan masazhin sa edhe femrat. Përse të mos ia bëni një masazh? Errësojeni dhomën, lëshoni muzikë të qetë dhe butësisht lozni me gishtat tuaj nëpër trupin e tij. Lejoni që të relaksohet – do t’ju jetë shumë mirënjohës. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply