5 tipa të krisur për të cilët femrave u hiqet truri

Femrat u dorëzohen atyre, mirëpo do të ishte më mirë sikur t’i anashkalonin.

Djaloshi “i keq”

Nga të gjithë tipat e meshkujve duket se më së vështiri u rezistojnë këtyre të “këqijve”. Janë të pakapshëm, shpesh ndërrojmë femrat dhe assesi të zbuten. Stili i jetës u është goxha i bujshëm dhe shoqërimi me ta kurrë nuk është monoton.  Janë krejtësisht të ndryshëm me djelmoshat “e mirë” apo siç disa i quajnë “burracakë” dhe mbase me ta do të jetë më argëtuese, mirëpo çfarë ju duhen të tillët kur në fund do t’ju zhgënjejnë?

tipi5

Mashkulli i martuar

Femrat të cilat bëjnë afera me meshkujt e martuar me siguri do të ngushëllohen duke menduar që ata nuk janë të kënaqur me partneret e tyre, edhe pse janë të martuar, mbase janë para divorcit, ai është tipi që mashtron, etj. Çështja është se asgjë nga kjo nuk është me rëndësi, sepse është pak e besueshme që do ta braktisë bashkëshorten. Por, edhe nëse e braktis, kush ju garanton që edhe ju nuk do t’ju braktisë?

Dashnori nga largësia

Disa tipa meshkujsh dëshirojnë të funksionojnë nga largësia. Nuk themi që lidhja nga largësia nuk mund të ketë sukses, mirëpo nëse dashnori juaj i cili jeton në qytetin tjetër apo në shtetin tjetër në asnjë moment nuk tregon që do të dëshironte t’ju ofrohej, mirëpo nëse u shmanget pyetjeve tuaja lidhur me marrëdhënien tuaj dhe ndryshimin eventual, lëreni të qëndrojë aty ku është, ndërkaq ju vazhdoni përpara.

tipi2

Mashkulli i pakapshëm emocionalisht

Edhe më keq se mashkulli i cili jeton larg është ai i cili është afër jush, mirëpo në të vërtetë emocionalisht i paarritshëm. Më lehtë është të realizohet marrëdhënie me atë i cili nuk jeton në qytetin tuaj se sa me tipin e këtillë të mashkullit. Shumica e femrave “dorëzohen” para këtyre meshkujve sepse marrin rolin e “shpëtueses” së tij, d.m.th. rolin e nënës, mirëpo, ai nuk dëshiron të jetë i shpëtuar.

tipi4

Mashkulli që ka frikë nga lidhja

Tipi i këtillë i mashkullit është alergjik ndaj lidhjeve. Por jo, nuk është fjala për tipin e mashkullit i cili dëshiron që me femrat të jetë vetëm një natë, mashkulli i këtillë do të jetë në lidhje me të dashurën e tij madje edhe vite të tëra, mirëpo kurrë nuk do të dëshirojë të bëjë një hap para. Nuk ka nevojë të detyrohet të bëjë diçka që nuk dëshiron. Hiqni dorë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply