5 shkaqe kryesore për të cilat femrat aktrojnë orgazmën!

Esenca e aktrimit të orgazmës qëndron në faktin që femra kërkon që seksi sa më parë të përfundojë, ndërsa partneri të mos ndihet i zhgënjyer.

Është e vërtetë që femrat aktrojnë orgazmën. Në një hulumtim i cili ka përfshirë më shumë se 30.000 femra, pothuajse të gjitha kanë pranuar që së paku një herë në jetë kanë aktruar.

orgfem4

Motivi i cili fshihet pas mashtrimit  është vetëm një: femra dëshiron që seksi të përfundojë sa në parë, ndërkaq me atë rast të mos lëndohet partneri. Mirëpo arsyet mund të jenë shumë të ndryshme.

  1. Lodhja dhe detyrimi

orgfem1

Shkaku më i shpeshtë është lodhja. Në kohën e sotme femrat në shtëpi dhe në punë kanë aq përgjegjësi sa që pas një dite të lodhshme më me dëshirë do të bënin një dush apo të lexonin një libër të mirë, mirëpo megjithatë nuk dëshirojnë edhe ta refuzojnë egoizmin e paskrupullt të partnerit i cili për atë natë ka plane të tjera.

Disa femra as që marrin guximin të refuzojnë, sepse do të shkaktonin grindje apo madje edhe mavijosje në kokën e tyre. Binduni që seksi me urdhër nuk bën pjesë në afrodiziakë dhe me siguri nuk do t’ju ndihmojë të përjetoni orgazmën.

  1. Monotonia dhe dhembjet

AA036864

Është e mundshme gjithashtu që seksi i cili ka filluar vrullshëm dhe me afsh pas një kohe të caktuar të shuhet. Mashkulli nuk dëshiron të heqë dorë para se ta çojë në kulmim andaj edhe përpiqet shumë, ndërkaq partneren e kaplon monotonia.

Nëse kësaj i shtohen edhe dhembjet e mundshme dhe pakënaqësitë e tjera për shkak të fërkimit të gjatë, aktrimi i orgazmës duket që është i pashmangshëm, i cili mund të ndërpresë atë akt të çmendur.

  1. Tendosja

orgfem3

Shumicës së femrave për të arritur orgazmën nuk i ndihmon vetëm teknika, por patjetër duhet të ndiejnë lidhshmëri të veçantë me partnerin e cila me kalimin e kohës rritet.

Gjithashtu, është me rëndësi shtendosja. Prandaj nuk befason fakti që më së shumti aktrim të orgazmës ka, para së gjithash, gjatë seksit në fillim të lidhjes, përkatësisht në seksin vetëm për një natë.

  1. Problemet shëndetësore

orgfem6

Disa femra për shkak të arsyeve fiziologjike përkatësisht psikologjike as që janë të afta të përjetojnë orgazmën. Studiuesit thonë që 10 deri 15 për qind e femrave kurrë nuk përjetojnë orgazmën, ndërkaq 10 deri  15 për qind e tyre orgazmën e përjetojnë ekskluzivisht nëpërmjet vetëkënaqjes.

  1. Kërkimi i intimitetit

sb10064404bp-001

Arsyeja më e thellë mund të fshihet në atë që femra në seks pikërisht nuk kërkon të përjetojë orgazmën, por dëshiron vetëm pak intimitet – përqafime të fuqishme, prekje të buta dhe puthje të zjarrta. Prandaj, meshkulli patjetër duhet që çdo ditë, jo vetëm nën çarçafë, të angazhohet që partnerja e tij e dashur të ndihet e dashuruar.

Mos harroni – të gjithë ne jemi aktorë, ndërkaq shtrati është vetëm një ndër skenat botërore. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply