5 peshq më të rrezikshëm të ujërave të ëmbla

Për disa peshq tashmë keni dëgjuar, disa i keni shikuar në filma… mirëpo a janë këta grabitqarë të ujërave të ëmbla vërtet aq të rrezikshëm? A keni dëgjuar ndonjëherë për peshkun i cili jeton në kanalet urinare te njerëzit? A e keni ditur sa tension prodhon ngjala elektrike?

Po ju rrëfejmë cilët janë ata peshq të ujërave të ëmbla grabitqarë më të rrezikshëm. Po fillojmë me mustakun gjigant…

5. Mustaku gjigant

Mustaku5

Rekorderi më i ri është mustaku gjigant i Mekongut, i cili ka arritur madhësinë prej 3,2 metrash dhe peshën prej 300 kg. Mustaku gjigant i Mekongut është shpallur si lloj i rrezikuar.

Mustakët e mëdhenj rrallë konsiderohen të rrezikshëm për njerëzit, edhe pse gjatë historisë janë shënuar shumë tregime bizare në të cilat këta peshq kanë rolin kryesor.

Peshkatarët kanë kapur mustakë, nga barku i të cilëve kanë nxjerrë pjesë të trupave të njerëzve, madje edhe bebe. Duke pasur parasysh që këto tregime janë shumë të vjetra dhe të paverifikuara, konsiderohen mite.

4. Candiru

Candiru4

Edhe pse shumica kurrë nuk kanë dëgjuar për të, Candiru është peshku i ujërave të ëmbla, ndërkaq vendndodhjen e tij njerëzit e kalojnë në një rreth të gjerë.

Këta peshq të vegjël, ushqehen me vezët e peshqve të mëdhenj në Amazonë. Mirëpo, gjatë disa shekujve ka pasur raporte mbi atë se si kjo krijesë e pazakontë jeton në kanalet urinare të meshkujve dhe femrave.

Kur futen në njerëz, shkaktojnë infeksion të rëndë nga i cili vështirë bëhet shërimi madje edhe pas operacionit dhe trajtimit. Një kohë të gjatë është besuar që urina tërheq candirun, edhe pse studimi i paradokohshëm ka treguar që këto gjallesa nuk tregojnë kurrfarë interesi ndaj saj.

Ka shumë pak raste të dokumentuara që candiru sulmon njerëzit, ndërkaq me gjerësinë mesatare prej gjysmë centimetri dhe me gjatësinë mesatare prej 7,5 cm, këta peshq megjithatë janë pak të mëdhenj që të futen në kanalet urinare.

Megjithatë, shumica e njerëzve as që marrin guximin që t’u ofrohen këtyre vatrave të peshkut candiru.

3. Ngjala elektrike

Ngjala elektrike3

Me gjithë emrin e vet ngjala elektrike (Electrophorus electircus) ka shumë ngjashmëri me mustakun sesa me ngjalat klasike. Ky peshk i pazakontë jeton në Amazonë dhe në Orinoko të Amerikës Jugore, ku ushqehet dhe mbrohet duke krijuar tension të fuqishëm elektrik.

Falë organeve të brendshme të specializuara, mund të prodhojnë impulse të rrymës më të mëdha se 500 volt, gjë që mjaftojnë të vrasë edhe njeriun e rritur.

Ngjalat elektrike kryesisht hanë pakurrizorë, edhe pse të rriturat hanë edhe peshq dhe gjitarë të vegjël. Sulmojnë edhe njerëzit vetëm nëse ndihen të rrezikuara.

2. Peshku tigër

peshku tiger2

Peshku Tigër jeton në pjesën më të madhe të Afrikës dhe është grabitqar i egër me dhëmbë të mëdhenj, të mprehtë si zhilet.

Shpesh gjuajnë në grupe, ndërkaq herë pas herë hanë edhe kafshë të mëdha. Rrallë sulmojnë njerëzit, mirëpo megjithatëë mund t’i sulmojnë.

Dy lloje më të mëdha janë Hydrocynus Goliat dhe Hydrocynus Vittatus, të cilat zakonisht quhen peshq tigër.

Hyddrocynus Goliat, i cili mund të arrijë peshën deri në 50 kg, jeton në lumenj dhe liqene të Kongos. Hydrocynus vittatus mund të peshojë deri në 15 kg dhe jeton në rrjedhën e lumit Zambezi.

1. Pirana

pirana1

Janë të njohura për dhëmbët e mbrehtë dhe apetitin grykës, piranat jetojnë në disa rrjedha të lumenjve të Afrikës Jugore. Edhe pse janë të njohura si peshq të cilët do të hanë çdo pjesë mishi që e gjejnë, njerëzit i sulmojnë shumë rrallë.

Piranat  kanë arritur imazhin e egërsirave gjakpirëse gjatë vizitës historike të Theodore Rooseveltit në Brazil, kur ai ka parë një grumbull piranash duke copëtuar trupin e një lope brenda pak sekondash.

Dëshmia e tij dramatike mbi këtë ngjarje ushqen fantazinë tonë nëpërmjet spektakleve të Hollywood-it vite të tëra, edhe pse ‘spektaklin’ të cilin e ka përjetuar ka qenë i manipuluar, duke thënë që peshkatarët kanë bllokuar grumbullin e piranave dhe i kanë lënë pa ushqim disa ditë para vizitës së Rooseveltit.

Piranat janë grabitqarë të rëndësishëm në lumenj, ndërkaq shpesh praktikojnë edhe kanibalizmin nëse nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Nuk dihet se sa lloje piranash ekzistojnë, mirëpo vlerësohet të jenë midis 30 dhe 60 lloje. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply