Pirja e kafes me miqtë nuk ka qenë gjithmonë zakon i pranueshëm. Nëse kthehemi disa shekuj mbrapa, në kohën kur kanë sunduar mbretërit paranojakë, kafja ka qenë mjet i rrezikshëm… Sepse duke pirë kafe janë “përgatitur komplote dhe janë bërë intriga” kundër atyre të cilët kanë qenë në pushtet.
5. Suedia
Suedia ka ndaluar kafen në vitin 1746, ndërkaq pos pirjes së kafes, qeveria gjithashtu ka ndaluar edhe “rekuizitat e kafes”. Sado që tani të na duket qesharake, ato vite policët kanë shkuar shtëpi për shtëpi dhe i kanë konfiskuar filxhanët, si edhe çdo enë tjetër që ka pasur të bënte me kafen.
Mbreti Gustavi III madje ka urdhëruar edhe që të kriminelët e dënuar të pinë kafe, derisa mjekët kanë përcjellë se sa kafe mund t’i pinë para se të vdesin.
4. Meka
Në Mekë (Arabi Saudite) kafja është ndaluar në vitin 1511, ndërsa arsye ka qenë konstatimi që kafja stimulon mendime radikale. Në të vërtetë, kryebashkiaku i Mekës vetëm është frikësuar që bisedat duke pirë kafe mund të bashkonin kundërshtarët e tij dhe mund ta rrëzonin nga pushteti.
3. Prusia
Në vitin 1777, Frederiku i Madh i Prusisë ka dhënë dekretin duke konstatuar që birra ka dominim ndaj kafes. Ai ka konstatuar që kafja dëmton konsumimin e birrës në shtet – prandaj edhe është dashur të ndalohej.
2. Kostandinopoja
Pasi që Murati IV pushtoi Selinë Osmane më 1623, ai shpejt ndaloi kafen dhe ka dënuar konsumuesit e kafesë.
1. Italia
Kur ka arritur kafja në Evropë në shekullin XVI, priftërinjtë kanë filluar bënin presion duke thënë që kafja duhet të ndalohet dhe e kanë shpallur satanike. Mirëpo, Papa Klementi VIII megjithatë ka menduar ndryshe. Ka deklaruar që është e shijshme, madje edhe duke bërë shaka ka thënë se duhej bekuar.
Falë këtij bekimi të Papës, konsumimi i kafes është përhapur në Evropë me shpejtësi marramendëse. /NGJYRA.COM/