5 njerëzit më misteriozë në histori

Në histori ekzistojnë persona të shumtë misteriozë, jeta e të cilëve është e rrethuar me mister, persona për të cilët me siguri kurrë nuk do ta mësojmë të vërtetën. Këtë herë do t’ju prezantojmë vetëm pesë raste të njohura, ndërkaq në të ardhmen mund të prisni edhe raste të tjera të ngjashme…

5. Njeriu me maskë hekuri

Njeriu-me-maske-hekuri

Emri i tij, por as pamja e tij kurrë nuk janë zbuluar, ndërkaq në histori është i njohur vetëm si “Njeriu me maskë hekuri”, përkatësisht si “Numri 64389000”.

Ky njeri ka qenë i burgosur në burgun famëkeq të Bastiles në Francë. Gjithë atë që dimë për të është falë shënimeve që i ka mbajtur koloneli Etienne du Janc, zyrtar në Bastilë.

Shënimet e tij janë të rëndësishme dhe burimi më i sigurt i informacioneve të cilat i kemi mbi qeverisjen dhe udhëheqjen e Bastiles në kohën e sundimit të Luigjit XIV.

Personazhi enigmatik, identiteti i të cilit fshihej nën maskën e hekurt është bërë legjendë dhe objekt i miteve dhe spekulimeve të shumta, si p.sh. thuhet që ka qenë vëlla binjak i Luigjit XIV.

4. Kaspar Hauser

Kaspar Hauser

Më 26 maj 1828, në rrugët e Nürnbergut, Gjermani, është shfaqur një djalosh të cilit nuk i është ditur prejardhja dhe i cili me vete bartte vetëm një letër të adresuar në emër të Kapitenit Wessening (i cili ishte komandant i kavalerisë).

Autori anonim i letrës ka shkruar që djaloshi është rritur në një qeli të vogël dhe kurrë nuk ka parë qenie tjetër njerëzore, pastaj ka mësuar të lexojë dhe të shkruajë, si edhe besimin e krishterë, edhe pse kurrë nuk ka dalë nga shtëpia.

Në atë letër thuhet që dëshira e djaloshit është që të bëhet kalorës, andaj edhe ishte porosia për Kapitenin Von Wessening ose “ta stërvitë për kalorës, ose ta ekzekutojë me varje”.

Pasi filluan të qarkullonin thashetheme që Kaspari në të vërtetë është Princi nga Badeni, për të cilin konsiderohej se ishte i vdekur, djaloshi është vrarë në mënyrë misterioze.

Historianët modernë konstatojnë që djaloshi nuk ka qenë princ, ndërkaq prejardhja e tij edhe sot e kësaj dite mbetet enigmë.

3. Monsieur Chouchani

Monsieur Chouchani

Monsieur Couchani është epitet i një mësuesi anonim enigmatik, i cili ka mësuar një numër të madh studentësh të famshëm.

Fillet e tij, si edhe e tërë jeta kanë qenë të ruajtura shumë sekret. Madje edhe në përmendoren mbi varrin e tij shkruan: “Rabini i mençur Couchani. Lindja dhe jeta e tij kanë mbetur enigmë”.

Chouchani nuk ka lënë pas vetes vepra të shkruara, mirëpo ka lënë traditë të pasur intelektuale nëpërmjet studentëve të tij.

Studentët e tij kanë thënë që ai ka pasur dije të mëdha për njerëzit, shkencën, matematikën, filozofinë dhe posaçërisht për Talmudin.

2. Bérenger Saunière

Bérenger Saunière

Bérenger Saunière ka qenë prift romano-katolik në fshatin francez Rennes-le-Château deri në vitin 1909, kur edhe ka dhënë dorëheqjen.

Nga viti 1909 deri në vdekjen e tij më 1917 ka qenë prift pa pagesë (prift i pavarur pa dioqezë, i cili nuk ka marrë kurrfarë të ardhurash nga kisha).

Pa para, disi ka arritur të gjendej dhe të restauronte kishën e vet të vjetër, ndërkaq menjëherë ka ndërtuar vilën e madhe luksoze dhe ka filluar të shpenzojë pasuri të madhe…

Shumica thonë që Saunière ka zbuluar dokumente të rëndësishme historike të cilat i kanë krijuar pasuri të madhe brenda natës, ndërkaq është bërë edhe objekt i legjendave dhe miteve të shumta, njëra ndër të cilat është përfshirë edhe në bestsellerin e Dan Brownovit “Kodi i Da Vinçit”.

Historianët modernë thonë që Saunière ka qenë një mashtrues i zakonshëm i cili ka keqpërdorur statusin e vet të priftit, duke marrë nga njerëzit para nëpërmjet postës për të shërbyer mesha për ta.

Në këtë mënyrë ka mundur të “shërbejë” edhe nga një mijë mesha në vetëm një ditë.

1. Fëmijët e Gjelbër nga Woolpiti

femijet e gjelber22

 

Në shekullin XII në fshatin Woolpit në Suffolk, Britani e Madhe, janë shfaqur motër e vëlla të cilët kanë pasur lëkurë të gjelbër dhe të cilët kanë folur një gjuhë krejtësisht të panjohur.

Askush nuk ka ditur se nga kanë ardhur, ndërkaq ata kanë refuzuar të hanin çdo gjë, pos lëvoreve të fasules. Djaloshi u bë depresiv dhe shumë shpejt ka vdekur. Vajza ka gëzuar shëndet të mirë dhe më në fund ka filluar të hante ushqimin tjetër, kështu që i është zhdukur ngjyra e gjelbër.

Kur ka mësuar të flasë anglisht ka treguar se ka ardhur nga “Land of St. Martin”, vend i cili ka qenë i errët, sepse aty dielli kurrë nuk lindur.

Ka thënë se bashkë me vëllanë ka ruajtur kopenë e deleve të babait të tyre dhe kur kanë filluar të shkonin në drejtim të rrjedhës së lumit dhe dritës, përnjëherë kanë dëgjuar tingullin e zileve – dhe u gjendën në Woolpit.

Deri në ditët e sotme askush nuk e di prejardhjen e vërtetë të “fëmijëve të gjelbër”, ndërsa njëra ndër teoritë më të përhapura thotë që fëmijët kanë ardhur nga “Brendësia e Tokës”, dimensioni paralel, apo edhe nga ndonjë planet tjetër. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply