Femrat thjesht nuk dinë për meshkujt aq sa mendojnë që dinë, prandaj shpesh njëra-tjetrës u japin këshilla të shumta për atë se çka vërtet dëshirojnë meshkujt. Janë këto disa mite më të shpeshta për të cilat femrat janë të bindura që janë të vërteta:
- Do ta humbni besimin e tij nëse do të bëni seks në takimin e parë
Është e vërtetë që është krejtësisht njësoj se a do shkoni në dhomën e gjumit pas takimit të parë apo pas të njëqindenjëtit. Seksi nuk ka kurrfarë lidhjeje me respektimin.
Çdo situatë është e ndryshme vetvetiu, po ashtu siç dallojnë njerëzit midis tyre. Nëse vendimin e merrni jo në bazë të asaj që ju dëshironi, por çka mendoni se personi tjetër do të mund të mendonte, zhgënjimi do të jetë i pashmangshëm.
- Meshkujt dëshirojnë t’i ndjekin femrat
Meshkujt thjesht ndiejnë kënaqësi kur trajnojnë guximin e tyre duke iu afruar vajzave të ndryshme të panjohura dhe duke i ftuar për t’u takuar, duke rrezikuar me të rast refuzimin dhe poshtërimin.
Në situatat e këtilla vetëm femrat kënaqen, sepse ato janë që kanë mundësinë të zgjedhin dhe të vendosin.
- Mashkulli nuk mund të ketë mike, sepse gjithmonë do të dëshirojë seks me të
Ideja që meshkujt dhe femrat nuk mund të bëhen miq për shkak të tensioneve seksualet, cilat mes tyre ekzistojnë, është marrëzi e vërtetë.
Shumica e meshkujve kanë mike me të cilat nuk do të mund as të imagjinojnë se do të mund të ndajnë diçka intime.
- Meshkujt dëshirojnë që disa gjëra t’ia lënë fantazive
E vërtetë, ata dëshirojnë ta shohin femrën në pantallona dhe në fanellë të ngushtë dhe të bëhen kureshtar se çka ka nën to, mirëpo gjithsesi më shumë i eksitojnë femrat me rroba të poshtme të brendshme me dantella apo vetëm të mbështjella me peshqir, kur sapo dalin nga dushi.
- Meshkujt u frikësohen femrave të pavarura
Disa po, por disa jo. Kjo ide është temë debati midis meshkujve, mirëpo më parë do të mund të llogaritet si jo e vërtetë, posaçërisht kur është fjala për ata më të rinj se 40 vjeç.
Ka të tillë që zgjedhin vetëm dama të tilla. Meshkujt të cilët kanë besim në veten dëshirojnë që pranë vetes të kenë partnere të fuqishme dhe të pavarur. /NGJYRA.COM/