5 laboratorët më ekstremë në botë

Njerëzit kanë ndërtuar laboratorë në kushte ekstreme, në temperatura jashtëzakonisht të ulëta, thellë nën tokë, madje edhe në gjithësi. Falë tyre jemi në gjendje të hulumtojmë çdo gjë – nga gjeologjia e Tokës, biologjia, kimia… deri te krijimi i gjithësisë.

5. IceCube

IceCube1

Ice Cube Neutrino Observatory është laborator i cili gjendet në Amundsen-Scott South Pole Station – në Antarktik, në pikën më jugore të planetit.

Ky laborator është detektor i grimcave në Polin jugor i cili shënon interaksionet e grimcave të cilat quhen neutrine-subatomike, të cilat pothuajse edhe nuk kanë masë, e të cilat mund të kalojnë nëpërmjet materieve normale.

Ky laborator ka për detyrë të na ndihmojë në zbulimin e sekreteve në gjithësi.

IceCube është projekt unik inxhinierik i cili ka kushtuar 279 milionë dollarë dhe i cili është përfunduar në vitin 2010.

Ky projekt aktualisht përfshin bashkëpunimin e pothuajse 250 fizikanëve, shkencëtarëve dhje inxhinierëve nga 39 institucione të 11 shteteve.

4. SNOLAB

SNOLAB 3

Ky laborator gjendet 2 kilometra në thellësi të Tokës. Studion fenomenet të cilat ndodhin në gjithësi.

Është ndërtuar në minierën e vjetër të braktisur në Ontario, Kanada, në sipërfaqe prej rreth 5 km katrorë.

Puna e këtij laboratori është e fokusuar në fizikën e astrogrimcave, duke përfshirë edhe materiet e errëta kozmike, duke përfshirë edhe neutronet energjetike solare dhe neutronet e supernovës.

Laboratori zyrtarisht ka filluar punën në maj të vitit 2012. Në kuadër të laboratorit gjendet edhe një objekt me lokale zyrash, sallash për mbledhje, sisteme IT, depo…

3. Brookhaven National Labortory (BNL)

Brookhaven-National-Labortory3

Ky është një laborator i cili prodhon temperatura më ekstreme në botë.

BNL është vendosur në Long Island, New York. Shkencëtarët e BNL-së fokusohen në çështjet më të rëndësishme të aplikimit të shkencës – nga krijimi i gjithësisë e deri te energjia e qëndrueshme dhe teknologjia e së ardhmes.

Në shkurt të vitit 2010 Relativistic Heavy Ion Collider (RHIC)  ka prodhuar temperaturën prej rreth 4 trilionë gradës celsius!

Kjo është temperatura më e ngrohtë të cilën e ka krijuar ndonjëherë njeriu: 250.000 herë më e ngrohtë se bërthama diellore.

2. CERN

CERN2

Organizata evropiane e hulumtimeve nukleare, e njohur si CERN, është qendra më e madhe për hulumtimin e grimcave elementare.

CERN gjendet në kufirin midis Francës dhe Zvicrës. Zbulon sekretet e gjithësisë, duke imagjinuar kushtet të cilat kanë ndodhur menjëherë pas Shpërthimit të madh.

Sasinë më të madhe të të dhënave të cilat LHC i gjeneron i analizon sistemi i sofistikuar superkompjuterik i cili përbëhet nga disa dhjetëra e mijëra kompjuterësh të lidhur njëri me tjetrin.

1. Qendra ndërkombëtare e gjithësisë (ISS)

ISS1

Është qendër ndërkombëtare e gjithësisë, e cila gjendet 390 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, më saktësisht në orbitë të ulët.

Është projekt i 6 agjencive të gjithësisë të 6 shteteve dhe aktualisht punojnë shkencëtarët nga 16 shtete.

Në saje të këtij laboratori (ISS), njerëzit kanë shëtitur nëpër gjithësi 168 herë, përkatësisht më shumë se 1.061 orë, apo më shumë se 44 ditë (të dhënat janë nga qershori i vitit 2013). /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply