Në ishullin Ilha Grande de Queimada, në çdo metër katror gjendet një gjarpër i artë, njëri ndër llojet më helmuese në botë. Në ishullin Miyekejima, për shkak të vullkanit të gjithë banorët bartin maska kundër gazit.
Mirëpo, këta dy ishuj, edhe pse jashtëzakonisht të rrezikshëm, megjithatë as përafërsisht nuk janë më jomiqësorë si ishujt në të cilët mund t’ju vrasin rrezatimi atomik, antraksi, kolera…
Këta ishuj nuk i ka bërë të rrezikshëm dhe të braktisur natyra, por njerëzit.
5. Ishulli Runit
Rreziku: Depozitim i mbetjeve radioaktive
Ky është një ishull i vogël i cili gjendet në kuadër të atoleve Enewetak, bashkë me 40 ishuj vë vegjël në Paqësor.
Midis viteve 1946 dhe 1962, ushtria amerikane ka bërë 105 eksperimente nukleare atmosferike mbi “Pacific Proving Grouds”, shifra për atolin Enewetak, por edhe disa atole të afërta të Paqësorit.
Nga fundi i viteve ’70 të shekullit të kaluar, në përpjekje për të pastruar ishujt nga mbetjet radioaktive të cilat kanë mbetur gjatë shpërthimeve të fuqishme, Qeveria amerikane ka vendosur të ndërtojë kupolën (emri kodues “kaktus”) në të cilën do të vendoste tërë materialin radioaktiv në njërin ndër ishujt – në ishullin Runit.
Në vitin 1980, Qeveria ka publikuar lajmin që ishulli Runit është i sigurt për banim. Domethënë, nëse dëshironi të flini pranë kupolës gjigante të mbushur përplot mbetje radioaktive.
4. Vozrozhdeniya
Rreziku: Kolera, antraksi, tularemia…
Ky ishull dikur i ka takuar Bashkimit Sovjetik, tani është pjesë e Kazakistanit dhe e Uzbekistanit, gjendet në Detin Aral (Liqenin Aral), niveli i ujit i të cilit gjatë 50 vjetëve të fundit dukshëm është zvogëluar dhe me atë rast janë bashkuar disa ishuj të vegjël me tokën.
Wozrozhdeniya, i njohur si Ishull i Rilindjes, në vitin 1948 është bërë seli e Laboratorit sovjetik të armëve biologjike. Aty janë testuar viruset dhe bakteret më vdekjeprurëse, të afta të shkatërrojnë qytete dhe shtete të tëra nga planeti.
Në vitin 2000, me ndihmën e SHBA-së, me sukses janë dekontaminuar dhjetë lokacione të depozitave të antraksit, ndërkaq qeveria e Kazakistanit thotë që me këtë veprim Vozrozhdeniya është pastruar, edhe pse akoma askush nuk merr guximin që t’i afrohet këtij qyteti të braktisur në të cilin ka qenë i vendosur laboratori.
3. Ishujt Farallone
Rreziku: Mbetjet bërthamore
Ishujt Farallone përbëjnë grupin e ishujve në gjirin Farallone, në bregdetin e San Franciskos, Kaliforni, SHBA.
Ato janë vatër natyrore e balenave, fokave dhe peshkaqenëve, si edhe e shumë shpezëve të detit.
Mirëpo, në fund të oqeanit i cili i rrethon këta ishuj rrezikon katastrofa potenciale nga tonelata të shumta kontejnerësh të stërmbushur me mbetje bërthamore.
Se sa do të mund të rrezikohet ambienti nuk dihet, mirëpo besohet që lëvizja e kontejnerëve të cilët përmbajnë materie toksike mund të shkaktojnë pasoja katastrofave, andaj më mirë është që të mos preken.
2. Ishulli Gruinard
Rreziku: Antraksi
Ishulli Gruinard është një ishull i vogël rreth 1,1 kilometër larg bregdetit skocez. Në Luftën e Dytë Botërore, Qeveria britanike kishte vendosur të fillonte testimin e antraksit si armë biologjike, andaj me përdorimin e forcës e ka blerë këtë ishull nga pronarët e mëparshëm.
Ishulli ka qenë i kontaminuar me antraks deri në vitin 1986, kur 280 tonelata formaldehid (thërrmija acidi janë liruar në ishull në mënyrë që të vrasin ngadalë.
Në vitin 1990 ishulli është shpallur i liruar nga rreziku, mirëpo akoma mendohet të jetë i rrezikshëm.
1. Atoll Bikini
Rreziku: Rrezatimi
Atoll Bikini gjendet në Mikronezi, i cili i takon Republikës së Ishujve Marshall, dhe ishullit në Oqeanin e Qetë. Në vitin 1946, këtu kanë ngjarë njëra ndër testimet më katastrofave bërthamore në histori – emri i koduar: Operacioni Crossroads.
Njëra ndër shpërthimet, e quajtur Baker (foto e sipërme) ka liruar sasi të mëdha të paplanifikuara të materialit bërthamor i cili ka kontaminuar ishujt e afërt, oqeanin dhe anijet.
Edhe në muajin mars 1954, SHBA-ja këtu ka testuar bombën hidrogjenike në operacionin e njohur si Castle Bravo. Ky ka qenë shpërthimi më i madh të cilin e kanë bërë ndonjëherë SHBA-ja.
Rrezatimi ka përfshirë rajone shumë më të mëdha seç janë pritur, duke kontaminuar intensivisht ishujt përreth, si edhe ekuipazhet e më së paku një anijeje japoneze të peshkimit (për këtë dihet sigurt). /NGJYRA.COM/