Nëse për çfarëdo arsye ju nevojitet një vend i përshtatshëm dhe me stil për qëndrim të shkurtër, e pse jo edhe më të gjatë në Evropë – ju sjellim pesë nga hotelet më elegante dhe më me stil që Evropa ka për të ofruar.
Resorti i Madh Bad Ragaz, Zvicër
Ky resort ofron dy hotele luksoze, Grand Hotel Quellenhof and Spa Suites dhe Grand Hotel Hof Ragaz. Resorti ndodhet vetëm 20 kilometra larg nga Aeroporti Ndërkombëtar i Cyrihut dhe një orë larg nga qendra e Cyrihut.
Brody House, Budapest
I lëshuar në funksion në vitin 2009, Brody House është një koleksion i objekteve, në të cilat ofrohen qëndrime afatshkurte dhe afatgjate, si dhe hapësirë për qëllime komerciale apo private. Përvoja e qëndrimit në këtë resort është me të vërtetë unike dhe e paharrueshme.
Nimb Hotel Suites, Kopenhagë
Nimb Hotel gjendet përballë Kopshteve Tivoli në zemër të qytetit të Kopenhagës dhe është vetëm 14 kilometra nga Aeroporti i këtij qyteti. Në këtë hotel shërbehen 1000 lloje të verërave.
Canal House Hotel Bedroom And Bathroom, Amsterdam
Canal House është një hotel i ngritur në Keizersgracht Canalnë pjesën qëndrore të Amsterdamit. Ky hotel që përbëhet nga tri shtëpi të renovuara shitësish të shekullit të 17-të gjendet vetëm 20 kilometra larg nga Aeroporti Amsterdam Schipol. Përndryshe hoteli është shumë afër shtëpisë së Anne Frank dhe disa muzeve e galerive të artit në qendër të këtij qyteti.
Quinta Da Casa Branca, Funchal
Ky hotel në Funchalin tropikal, në Madeira, që veçohet me dizajnin e tij mahnitës arkitektural prej druri, qelqi dhe guri, është vetëm 20 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Madeiras dhe gjendet afër një vendi vullkanik dhe pishinave natyrore, të cilat ofrojnë një përvojë unike veçmas për adhuruesit e natyrës. /NGJYRA.COM/