5 fakte fascinuese mbase nuk i keni ditur për Hënën

Nëse dikujt i shtroni pyetjen se kush janë astronautët të cilët kanë ecur në Hënë, shumica e tyre do të thonë Neil Armstrong dhe (mbase) Buzz Aldrin. Mirëpo… nëpër Hënë kanë ecur deri tani 12 njerëz, të fundit kanë qenë Eugene (Gene) Cernan dhe Harrisn (JACK) Schmitt, astronautë të anijes kozmike “Apollo 17”, e cili ka aterruar në Hënë më 11 dhjetor 1972.

Nga ajo kohë, Hënën e vizitojnë vetëm fluturaket pa pilotë dhe robotët, mirëpo aktualisht ekzistojnë plane që në të ardhmen sërish të dërgohen njerëz.

Në vazhdim, edhe 5 fakte fascinuese të cilat ka mundësi që nuk i keni ditur…

5.  Tonelata plehra në Hënë

lunar-rover-001

Si duket, njerëzit thjesht nuk mund të shkojnë askund pa lënë pas vete grumbuj plehrash, qoftë kur është fjala për piknik në Tokë apo kur shkojnë në Hënë.

Astronautët të cilët kanë shkuar në Hënë kanë lanë atje pas vetes shumë plehra. Vlerësohet që në Hënë aktualisht gjenden 181.437 kg material artificial.

Megjithatë, astronautët nuk kanë hedhur atje kore bananesh, shishe plastike… Shumica e atyre plehrave janë mbetje të eksperimenteve të ndryshme, p.sh. sonda gjithësie dhe aparate të tjera, nga të cilat disa ende janë duke funksionuar.

4. Edhe në Hënë bien tërmete

Lunar-test

Edhe pse Hëna praktikisht është planet i vdekur me aktivitete shumë të pakta gjeologjike, në të kohë pas kohe, si edhe në Tokë dhe në planetë të tjerë, madje edhe në yje, bien tërmete.

Ekzistojnë katër lloje tërmetesh në Hënë. Tri të parat janë tërmete të thella të i cilat shkaktojnë përplasjet e meteoritëve apo nxehtësia e diellit. Lloji i katërt megjithatë mund të jetë shumë i papërshtatshëm.

Sipas NASA-s, për shkak të këtyre tërmeteve ndonjëherë Hëna “cingëron sikur zile”.

3. Në Hënë janë mbetjet mortore të një njeriu

Eugene Gene Shoemaker

Eugene Gene Shoemaker, ishte astronom dhe gjeolog i njohur, legjendë në vendlindjen e tij. Ai ka shpikur hulumtimin shkencor të ndikimeve kozmike dhe ka vendosur metodat dhe teknikat të cilat astronautët i kanë përdorur gjatë hulumtimit të Hënës.

Edhe pse ka pasur dëshirë të flakët të bëhej astronaut, Shoemakeri është refuzuar për shkak të një problemi të vogël shëndetësor.

Gjatë tërë jetës së tij kjo ishte dëshira më e madhe e tij, por njëkohësisht edhe zhgënjimi më i madh. Pas vdekjes, NASA ia ka plotësuar dëshirën dhe hirin e tij (mbetjet mortore) më 1998 e ka dërguar në Hënë me “Lunar Prospector”.

Hiri i tij tani është shpërndarë nëpër Hënë dhe është përzier me pluhur Hëne.

2. Pothuajse planet

hena planet

Nëse e pyesni dikë ç’është Hëna, pothuajse të gjithë do të përgjigjen: ajo është hënë, duke menduar në satelite natyrore të planetëve të tjerë. E po disa ekspertë nuk pajtohen me këtë konstatim.

Në qarqe shkencore qarkullojnë thëniet për atë se Hënën duhet ta konsiderojmë si planet, e jo si hënë “të zakonshme”. Një ndër arsyet është hënë shumë më e madhe në krahasim me planetin në sistemin tonë diellor.

E vetmja gjë që pengon të quhet zyrtarisht planet është se sillet rreth Tokës e jo rreth Diellit.

1. Rreziku i cili shkaktohet nga pluhuri

moon-dust

Mbase ju duket befasuese, mirëpo njëra ndër gjërat më të rrezikshme në Hënë është pluhuri hënor. Siç e dimë, rëra arrin në të gjitha pjesët e Tokës.

Me të jemi mësuar dhe nuk praqet rrezik, mirëpo nuk është sikur me Hënën. Pluhuri hënor është i imët po sikur mielli.

Falë teksturës së tillë dhe gravitacionit të dobët, ajo gjendet absolutisht gjithkah (në Hënë). /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply