5 burgje më të pazakonshme në botë

Nëpërmjet filmave dhe serive të popullarizuara burgjet kryesisht i përjetojmë si vende ekskluzivisht jo miqësore, përplot dhunë dhe vrasje. Edhe pse është e vërtetë që burgje të tilla ka shumë, në botë ekzistojnë edhe burgje në të cilat më shumë se një decenie nuk ka pasur dhunë, burgje në të cilat të burgosurit vazhdimisht vallëzojnë dhe burgje nga të cilat të burgosurit nuk dëshirojnë të dalin në liri.

Ja disa nga këto burgje më të pazakonshme në botë…

5. Burgu Cebu, Filipine

Është i pazakonshëm sepse aty të burgosurit vazhdimisht vallëzojnë

burgu pazakonshem1

Imagjinojeni këtë koncept: vrasësit gjakftohtë, dilerët famëkëqij të drogës dhe dhunuesit seksualë vallëzojnë bashkë me muzikë popullore (duke përfshirë edhe këngën e njohur “Gangam Style”). Me siguri ndonjëherë edhe keni rastisur në ndonjë pikë të tyre vallëzimi, për shembull, vallëzimin e tyre me këngën “Triler” të Michael Jacksonit, të shpallur videoja e pestë më virtuale në botë.

Të burgosurit e Burgut Cebu, rreth 1.500 veta, janë bërë shumë të popullarizuar jo vetëm në Filipine, por edhe në tërë botën. Ata udhëtojnë dhe ekzekutojnë valle në koncerte dhe shfaqje të ndryshme bamirësie, madje kanë rastin edhe të fitojnë para duke vallëzuar. Veç kësaj, burgu është i hapur për vizitorë, të cilët mund të kënaqen me shfaqjet e tyre, të fotografohen me të burgosurit apo të blejnë ndonjë stoli.

4. Justizzentrum Leoben, Austri

Është i pazakonshëm për shkak se është burgu më luksoz në botë, “burg me pesë hyje”

burgu pazakonshem2

Burgu Justizzentrum Leoben, apo siç quhet ndryshe Qendra e Drejtësisë, gjendet në Krahinën e Shtajerskës dhe është i njohur si parajsë për kriminelët (e burgosur).

Përveçqë vëzhguesve të Justizzentrum Leobenit u duket si godinë arkitektonike tepër moderne, edhe brenda burgut nuk është  edhe aq keq. Sallat e fitnesit, terrenet e mbyllura, pishinat, dhomat me TV, madje edhe celularët personalë për secilin të burgosur – janë të gjitha këto që i presin kriminelët të cilët gjyqi u cakton vajtjen e dënimit në këtë burg.

E vetmja gjë e keqe që ka të bëjë me këtë  burg është që mund t’i akomodojë vetëm 205 të burgosur.

3. Burgu San Pedro, Bolivi

Është i pazakonshëm sepse të burgosurit mund të paguajnë qira për qelinë

burgu pazakonshem3

 

Burgu San Pedro, më i madhi në qytetin bolivian, La Paz, është shtëpi për afro 1.500 të burgosur. Pasi që të kalohen muret e trasha dhe dyert e sigurisë, çdo ngjashmëri me burgun normal humbet: në oborr luajnë fëmijët, në shesh është pjaca, stendat, restorantet, sallone frizerësh, madje edhe hoteli. Ky burg më nuk rikujton ndonjë lagje të varfër, por burgun standard konvencional.

Në këtë burg nuk ka roja, nuk ka uniforma apo shufra metali në dritare të qelive. Mirëpo, kjo liri relative ka edhe çmimin: të burgosurit duhet patjetër të paguajnë qiranë për qelinë e tyre, kështu që shumica e tyre detyrohen të punojnë brenda burgut, duke shitur gjëra ushqimore në stenda apo duke punuar në fabrikën ushqimore.

Sipas fjalëve të njërit nga të burgosurit, “Nëse keni para, në këtë burg mund të jetoni si mbret”.

2. Burgu Sark, Britani e Madhe

Është i pazakonshëm sepse është burgu më i vogël në botë

burgu pazakonshem4

Burgu Sark gjoja është burgu më i vjetër në botë, mirëpo ai gjendet në ishullin Sark në Guernsey, Britani e Madhe. Është ndërtuar në vitin 1856, mirëpo akoma është funksional.

Burgu tani është pjesë e stacionit të madh policor, ndërkaq në të shpesh kalojnë natën delikuentët apo pijanecët lokalë.

Zakonisht vetëm një, nëse ‘vërtet’ mund të qëndrojnë madje edhe dy veta. Ky burg i vogël është bërë atraksion i vërtetë për turistët të cilët shpesh shkojnë në ishull për të parë burgun më të vogël në botë.

1. Burgu Cereso Chetumal, Meksikë

Është i pazakonshëm sepse të burgosurit e këtij burgu nuk duan të dalin në liri

burgu pazakonshem5

Cereso Chetumal është me siguri i vetëm dhe burg i vetëm në botë. Këtu nuk ka ndodhur kurrfarë incidenti i cili përfshin sjellje të dhunshme më shumë se 10 vjet! Nëse kanë ndonjë problem, të burgosurit marrin doreza boksieri dhe dalin në ring, zakonisht pas 2 rundeve problemi zgjidhet. Për këndellje të shpejtë nga goditjet dhe hematomat e shkaktuara në boks, të burgosurve u ofrohet masazhi.

Mungesa e dhunës nuk është gjëja e vetme e pazakonshme në Cereso Chetumal. Rreth 1.100 të burgosur të cilët vuajnë dënimin në të shpesh thonë që nuk duan të dalin në liri, sepse në këtë burg e kanë më mirë dhe më rehat se sa në rrugë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply