Për lidhje të suksesshme dashurie duhet të përputhet shumëçka ndërmjet partnerëve, ndërkaq kriter i rëndësishëm janë prioritetet e secilës shenjë. Në udhëzuesin astrologjik zbuloni karakteret e secilës shenjë, kur është fjala për lidhjen emocionale, por edhe për jetën seksuale!
Dashi
- Seksi me të vështirë mund të kalojë në rutinë, ndërsa duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e tij – rrallëherë mund të ndodhë të zgjasë pak.
- Deshët shumë shpejt mund t’i hidhëroni, mirëpo edhe falin më shpejt se shenjat e tjera dhe nuk janë inatçinj.
- Janë shumë spontanë dhe dëshirojnë të befasojnë të afërmit me dhurata – nga ato më të voglat deri te darka e që vështirë harrohet.
- Ata gjithmonë janë të gatshëm t’ju mbrojnë, andaj nëse është nevoja edhe të rrezikojnë veten për ju.
- Nuk duhet të brengoseni që lidhja me të do t’ju bëhet monotone, jeta me të është plot surpriza dhe aventura.
Demi
- Demat janë të pjesëtarët e vetëm më besnikë të Zodiakut dhe respektojnë shumë partnerin.
- Janë shumë të ndjeshëm, ndërsa këtë ndjeshmëri e shfaqin edhe në jetën seksuale – kanë libido të fuqishme dhe i kushtojnë shumë rëndësi kënaqësisë së të tjerëve.
- Njerëzit të cilët i duan i llastojnë me darka ekstravagante, pije të shkëlqyeshme dhe me udhëtime.
- Kurrë nuk duhet të hulumtoni motivet e tyre – ata çdo gjë do t’jua thonë drejtpërdrejt.
- Në momentet e stresit, Demi gjithmonë do t’ju qëndrojë pranë për t’ju ngushëlluar dhe për t’u kujdesur për ju.
Binjakët
- Atyre vërtet u interesojnë tema të shumta dhe kënaqen kur mësojnë çdo gjë që u intereson partnerëve.
- Koka u reagon shpejt dhe përgjithësisht janë shumë të hareshëm, andaj gjithmonë do të argëtojnë partnerin me shakatë e tyre.
- Kur jeni me ta nuk do të keni kurrë mungesë komunikimi, ata edhe partnerët më të heshtur do t’i bëjnë të flasin.
- Miqësisë i kushtojnë shumë rëndësi dhe partnerëve, në rend të parë, do t’u ofrojnë miqësi, dhe tek pastaj do t’u bëhen dashnorë.
- Mësohuni me provokimet e tyre seksuale, ata partnerin do ta eksitojnë para se t’ia zhveshin rrobat!
Gaforrja
- Ata janë të lindur që veten t’ua falin të tjerëve, kështu që gjithmonë do të kujdesen që partneri të ndihet mirë.
- Kanë mirëkuptim për ndjenjat e thella dhe nuk hezitojnë t’i shfaqin edhe ndjenjat e veta.
- Njëra ndër mënyrat më të preferuara për kalimin e kohës së lirë e Gaforreve është përkëdhelja me partnerin.
- Gjithmonë angazhohen që seksi të jetë i zjarrtë dhe plot ndjenja.
- Japin shumë kohë dhe energji që shtëpia e tyre të bëhet e ngrohtë dhe e rehatshme për veten dhe për partnerin.
Luani
- Me forcën dhe vetëbesimin e tyre bëhen shumë tërheqës.
- Dinë t’i shfaqin ndjenjat e tyre, andaj me ta nuk do t’ju mungojnë puthjet, përqafimet dhe prekjet.
- Për Luanët dashuria është gjendja më e bukur në jetë dhe ata dashurinë kurrë nuk e kuptojnë sipërfaqësisht.
- Në saje të kreativitetit dhe natyrës së tyre të zjarrtë, janë dashnorë të shkëlqyeshëm.
- Janë të gatshëm gjithmonë t’ju mbrojnë, Luanët gjithmonë do t’ju dalin përpara për t’ju mbrojtur.
Virgjëresha
- Virgjëresha gjithmonë do të jetë afër për të ofruar përkrahje kur partnerit më së tepërmi i nevojitet.
- Janë llafazanë dhe kanë fushë të gjerë interesimi, andaj me ta kurrë nuk do të mungojnë tema për të biseduar.
- Nën pamjen e jashtme të ftohtë fshihet brendësia e brishtë dhe e ngrohët, e cila del në pah në lidhjet dashurore.
- Janë shumë të kujdesshme dhe duan që çdo gjë të jetë në rregull, Virgjëreshat janë organizatore të shkëlqyeshme të shtëpisë dhe të jetës së përbashkët.
- Synojnë të jenë perfekte në të gjitha fushat e jetës, gjë që ky perfeksion shfaqet edhe në seks – gjithmonë angazhohen të jenë më të mira.
Peshorja
- Kanë dëshirë të lindur t’u përshtaten të tjerëve, andaj dëshirojnë të jenë gjithmonë të tilla që ta bëjnë të lumtur partnerin.
- Peshoret janë shumë të hareshme dhe romantike, andaj edhe pas 10 vjetësh lidhjeje nuk do të pushojnë së joshuri partnerin.
- Paralojës i kushtojnë shumë rëndësi dhe gjithmonë do t’i kushtojnë mjaft kohë në mënyrë që partnerin ta kënaqin.
- Dëshira e tyre për marrëdhënie të mirë dhe stabile do të thotë që, në rend të parë, do të përpiqen të bisedojnë e jo të grinden.
- E duan komforin dhe dëshirojnë të jenë të rrethuara me gjëra të bukura, por të njëjtën gjë do t’i ofrojnë edhe partnerit.
Akrepi
- Afshi dhe intensiteti të kombinuara me libido të fuqishme të Akrepit janë garanci për seks të mirë!
- Akrepi nuk frikësohet nga intimiteti, përkundrazi është i uritur për të dhe në lidhje angazhohet që intimiteti të jetë sa më i thellë.
- Lidhjet dashurore, për dallim nga flirtet, i marrin me shumë seriozitet, andaj janë partnerë besnikë.
- Natyra e tyre sekrete i bën sfidë të përhershme dhe interesante partnerit.
- Akrepat janë të zjarrtë rreth çdo gjëje, nga politika deri te ushqimi, arti dhe dashuria.
Shigjetari
- Me qasjen optimiste ndaj jetës, Shigjetari sjell në marrëdhënie dashurie pozitivitet, liberalitet dhe gatishmëri për kompromise.
- Ky pjesëtar i Zodiakut gjithmonë është i sinqertë, andaj mund të besoni që do t’jua thotë të vërtetën edhe në situata të pakëndshme.
- Për nga natyra janë të pavarur, andaj janë të sigurt në dashuri me partnerin, madje edhe nëse jeni të kënaqur.
- Shigjetari është idealist, andaj nga partneri i tij gjithmonë do të përpiqet të shohë gjërat më të mira, ndërsa të këqijat do t’i injorojë.
- Meqenëse kanë plot energji, dashuria me Shigjetarin është aktivitet i vërtetë sportiv.
Bricjapi
- Pjesëtari i kësaj shenje synon realizimin e lidhjes dashurore të thellë, të rëndësishme dhe afatgjatë.
- Bricjapi mund të shikojë përreth se çfarë i ofrohet, mirëpo për të ekzistojnë shanse shumë të vogla për t’ju tradhtuar.
- Janë praktikë edhe në jetë, edhe kur është fjala për ndjenjat, andaj do t’u shmangen situatave dramatike kurdo që munden.
- Në marrëdhënie seksuale janë të hapur dhe dëshirojnë të marrin iniciativën, por kanë edhe libido të fuqishme, e cila nuk bie as me kalimin e viteve.
- Në çfarëdo situate që të ndodhen, tek Bricjapi gjithmonë mund të gjeni mbështetje – ai me vetëmohim do t’ju përkrahë.
Ujori
- Në marrëdhënie me Ujorin do të ndiheni sikur të jeni në lidhje dashurie me mikun tuaj më të mirë.
- Ujori jeton në botën e ideve dhe kreativitetit, prandaj me të do të mund të bisedoni për gjëra të paimagjinueshme.
- Ujorët janë ithtarë të drejtësisë, andaj edhe në marrëdhënien me partnerin do të angazhohen për barabarësi dhe për lumturi të të dy partnerëve.
- Lidhja me Ujorin përfundimisht do t’jua pasurojë jetën shoqërore, ata kanë më së shumti miq në Zodiak.
- Për shkak të natyrës së tyre kreative, ata janë ndër shenjat më perverse në shtrat.
Peshqit
- Pjesëtarët e kësaj shenje janë shumë të ndjeshëm dhe të gatshëm për seks në çdo kohë dhe në çdo vend.
- Intuita e tyre është legjendare, andaj shpesh parashikojnë nevojat, mendojnë për dëshirën e partnerit, edhe pse nuk u tregojnë asgjë.
- Peshqit shfaqin dashurinë dhe lumturinë e tyre në mënyrë origjinale dhe pothuajse poetike.
- Ata janë të gatshëm të viktimizohen për marrëdhënien dhe partnerin.
- Duke pasur parasysh që janë romantikë të papërmirësueshëm, dashuria me ta është diçka që më së shumti ngjason me dashurinë nga ekrani i kinemasë. /NGJYRA.COM/