Fatkeqësisht, historia është përplot luftëra. Pra, aty ku janë luftërat, janë edhe shpikjet. Disa nga to ironikisht e kanë avancuar njerëzimin dhe kanë sjellë paqe në shumë pjesë të botës, të tjerat sërish kanë sjellë vdekje dhe shkatërrim, ndërsa disa të tjera… janë thjeshtë të pazakonshme.
5. Kapësja e njerëzve
Kapësja e njerëzve ka qenë armë shumë e popullarizuar në mesjetë. Në të vërtetë është një shufër e gjatë me një spirale gjysmë rrethi në fund, e cila ka shërbyer si kurth.
Kryesisht është përdorur për “kapjen” e ushtarëve të armikut të cilët kanë kalëruar, pastaj për kapjen e armiqve që kanë qenë në pozita të larta (për shkak të kundërpagesave), si edhe mbajtjen nën kontroll të të burgosurve të rrezikshëm.
Nuk dihet se kush e ka shpikur dhe nga cila pjesë e botës vjen, në Evropë ka filluar të përdoret nga mesjeta deri në shekullin XVIII. Në Japoni policia intervenuese akoma përdor versionin e ngjashëm të kapëses së njerëzve.
4. Topi i Puckleovit
Topi i Pockleovit apo Pushka e Puckleovit sipas shumicës është makina/mitralozi i parë në botë. Ka mundur të shkrepë 63 plumba për 7 minuta.
Në fillim ka qenë e dizajnuar për sulmin e ushtrisë së armikut e cila zbarkon nga anijet. Është shpikur në vitin 1718.
Kjo armë është e pazakonshme sepse ka përdorur dy lloje municioni: plumba të rrumbullakët të cilët janë përdorur kundër ushtarëve të krishterë dhe plumba katrorë të cilët janë përdorur kundër ushtarëve myslimanë.
3. Car Tanku
Car-tanku apo “Tanku i Lebedenkos”, është një tank gjigant rus nga Lufta e Parë Botërore, me dizajn krejtësisht të pazakonshëm.
Nuk ekzistojnë të dhëna se a është përdorur ndonjëherë në beteja, edhe pse është prodhuar dhe është testuar.
Rrotat gjigante janë dizajnuar për kapërcim më të lehtë të pengesave të ndryshme, mirëpo për shkak të vendosjes së gabueshme të peshës, rrota e pasme shpesh është mbërthyer në ndonjë hendek.
2. Anijet luftarake të akullit (Projekti Habakkuk)
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, metali ka qenë malli shumë i vlefshëm. Aleatët kanë humbur një numër të madh anijesh me rastin e sulmit të nëndetëseve gjermane, për ç’shkak janë detyruar të kërkonin zgjidhje në mënyrë që të ndërtonin anije nga materiali i lirë. Dhe ia kanë arritur.
Habakkuk ka qenë projekt sekret në të cilin aleatët kanë projektuar anijen luftarake (aeroplanmbajtëse) nga piketat (përzierje e akullit dhe celulozës).
Anija është dashur të jetë e gjatë rreth 600 metra, ka mundur të bartte 150 aeroplanë dhe ka qenë planifikuar të ndërtohej nga 14% celulozë (nga druri) dhe 86 % nga uji, përkatësisht akulli.
Brenda anijes është dashur të ketë sistemin intensiv të ftohjes, ndërkaq çdo prishje në anije shumë lehtë është rregulluar.
Para se t’ia fillonin aleatët të ndërtonin anijen, lufta ka përfunduar, ndërkaq Projekti Hbakkkuk ka mbetur vetëm skicë në letër.
1. Kthetra e Arkimedit
Kthetra e Arkimedit, e njohur si “dora e hekurt” është shpikur në shekullin III pas erës së re, ndërkaq qëllimi ka qenë mbrojtje e Sirakuzës (qyteti i lindjes së Arkimedit) nga sulmi i romakëve.
E ka shpikur vetë Arkimedi, sipas shumicës, njëri nga tre matematikanët e të gjitha kohërave.
Askush me siguri nuk mund të dijë të gjitha detajet e kësaj arme, mirëpo ajo që dimë është që është dukur sikur një vinç i madh me kthetra të mëdha, i cili do t’i kapte anijet romake, do t’i ngrinte mbi ujë dhe pastaj t’i lëshonte.
Nga rënia e fuqishme anijet janë ndarë përgjysmë. Kthetra a Arkimedit është fshehur me mjeshtri dhe ka qenë aq efikase, saqë romakët kanë menduar se po luftonin kundër vetë zotave. /NGJYRA.COM/