Mbrëmja më e çmendur e vitit, ajo e ndërrimit të moteve, po afrohet, andaj është koha të përcaktohemi se çfarë veshje, çfarë grimi, dhe natyrisht, çfarë dizajni të thonjve do të zgjedhim për këtë natë?
Krahas fustanit dhe flokëve, thonjtë e bukur, pra manykiri, janë ata që ia shtojnë esktravagancën një femre. Madje, edhe nëse nuk kemi mundësi të shkojmë tek profesionistët, mund të krijojmë edhe vetë dizajne atraktive të thonjve.
Me anë të kësaj fotogalerie në vijim do të përpiqemi sadopak t’ju ndihmojmë të insporoheni se çfarë dizajni të zgjedhni për thonjtë tuaj – për natën më të hareshme të vitit.
Në galeri do të gjeni dizajne elegante, festive, ekstravagante, dhe mbi të gjitha unikate. /NGJYRA.COM/