432 Park Avenue – ndërtesa më e veçantë në botë

E projektuar nga arkitekti uruguajan Rafael Viñoly, i cili ka projektuar edhe Rrugën Fenchurch 20 në qytetin e Londrës, 432 Park Avenue ishte frymëzuar nga gjeometria e pastër dhe e thjeshtë e katrorit.

Kjo ndërtesë është ndërtuar në vendin e një hoteli të vjetër që ishte shkatërruar në vitin 2007, pas blerjes së tij nga agjenti i pronave, Harry Macklowe.

Duke qenë i njohur  për interesimin e tij për artin dhe arkitekturën moderne, Macklowe ishte i etur që ta injektojë pasionin e tij, në qytetin e tij të lindjes.

432 PARK AVENUE2

Ndërtimi filloi në fillim të vitit 2012 dhe vetëm tre vjet më vonë, në fillim të vitit 2015, banorët filluan të vendosen në  të.

Ajo çka është përfolur më së shumti lidhur me këtë ndërtesë ishte apartamenti suitë nën çati, me vlerë prej 95 milion dollarësh, i cili mund të përshkruhet vetëm si drithërues.

Ai është zbukuruar me tepihët më të mirë, piktura dhe mobiljet më të mira të kohës, që e bëjnë shumë luksoz megjithëse i thjeshtë në pamje.

432 PARK AVENUE4

Pamja nga dritaret 3 × 3 metra nga një lartësi e tillë mbi pjesën tjetër të qytetit është si diçka nga filmat fantashkencë. Dhoma e masazhit, tarraca e jashtme dhe bodrumi i verës me temperaturë të kontrolluar  vetëm se ia shtojnë madhështinë kësaj prone të jashtëzakonshme.

Banja po ashtu është e thjeshtë por e punuar me shije. Një dush shumë i thjeshtë është i vendosur afër dritares në mënyrë që edhe gjatë kohës kur në qetësi bëhet dush, mund të shihen pamjet  romantike të qytetit.

432 PARK AVENUE3

Fillimisht ndërtimit i kësaj ndërtesese ishte përshkruar si një projekt që bartte me vete shumë rrezik për  Macklowe – mirëpo vetëm nga gjysma e apartamenteve, sa ka shitur deri më tani, ai ka arritur të inkasoj 1 miliard dollarë. /NGJYRA.COM/

432 PARK AVENUE11 432 PARK AVENUE10 432 PARK AVENUE9 432 PARK AVENUE8 432 PARK AVENUE7 432 PARK AVENUE6 432 PARK AVENUE5

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply