4 këshilla për të kursyer para si Warren Buffett

Shumica e njerëzve kur pyeten për qëllimet e tyre financiare, menjëherë  thonë se duan të jenë të pasur, apo të ketë liri financiare për të qenë në gjendje të blejnë ose të paguajnë çdo gjë që ua do zemra. Mirëpo, kursimi i parave pothuajse nuk është në krye të listës së askujt.

Investitori Warren Buffett beson fuqimisht në vlerën e kursimit, pavarësisht se ai ka miliarda dollarë në emër të tij. Ja disa këshilla të tij për kursimin:

kursime333

1. Kini kujdes me investimet tuaja

Buffett është cituar të ketë thënë se rregulli i parë i investimit është “mos humbni para”. Miliarderi i ka dhënë aq shumë rëndësi kësaj rregulle të investimit, saqë rregulla e tij e dytë është mos e harroni Rregullën numër 1″.

Ai këshillon që të mos merrni para borxh nëse nuk jeni absolutisht të sigurt se mund t’i fitoni ato më vonë.

2. Bëni atë që doni

Një tjetër këshillë nga Buffett ka të bëjë me diçka që e doni. Vetëm atëherë mund të gjeni kënaqësi në punën tuaj.

Nëse nuk është  e lehtë që t’i mblidhni plaçkat dhe ta leni punën tuaj të tanishme, atëherë pse të mos e ktheni në hobi atë çfarë ju pëlqen të bëni dhe ndoshta të provoni që të fitoni  pak para nga ajo që e bëni si hobi.

Duke ndjekur pasionin tuaj ju mund të jeni të kënaqur me atë që pëmbushni dhe kjo është diçka që nuk blihet me para.

http://www.dreamstime.com/royalty-free-stock-photography-car-coins-standing-euro-bills-cost-buying-gasoline-insurance-other-costs-image31345647

3. Mos bleni lodra të shtrenjta

Disa njerëz që me sukses e fitojnë milionin e parë të dollarëve, menjëherë blejnë makina luksoze apo  lodra të shtrenjta.

Si praktikues i jetesës me kursime, Buffett shmang lukset e tilla si jahtet dhe makinat luksoze.

Për të, këto “lodra”  të shtrenjta vetëm shkaktojë dhimbje koke. Buffett këshillon që ato para duhet të  shfrytëzohen për investime të reja në mënyrë që të rriten normat e interesit.

4. Mos humbisni kohë

kursime2222

Për kryeshefin ekzekutiv dhe themeluesin e Berkshire Hathaway, koha është aq e vlefshme sa edhe  paratë.

Buffett këshillon që hulumtimi dhe marrja e vendimeve duhet të bëhet para negociatave për biznes.

Ai është kundër diskutimeve të panevojshme, të cilën gjë e krahason me “thithjen e gishtit të madh”.

Nëse ju jeni duke bërë një propozim për biznes, atëherë duhet të jeni të drejtëpërdrejtë dhe menjëherë ta thoni çmim tuaj.

Buffet thotë se ai nuk do të bisedojë me askënd përveç nëse nuk i japin një çmim.

Përndryshe, Buffet është i njohur si person që merr vendime aty për aty, në vend të ngjarjes. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply