Të shtatë kontinentet e planetit Tokë janë të magjishëm – por, një prej tyre është më unikat se të tjerët. Ky kontinent është vendi prej nga e kanë origjinën qeniet njerëzore. E kuptuat pra, bëhet fjalë për kontinentin e Afrikës.
Në Afrikë janë gjetur fosilet e njerëzve që datojnë para 7 milionë vjetësh. Afrika është po ashtu kontinenti i dytë më i madh në botë dhe kontinenti i dytë më i populluar në botë.
Magjia e këtij kontinenti qëndron edhe në bukuritë e tij unikate natyrore, pastaj në larushinë e popujve dhe fiseve që jetojnë aty, kulturat e ndryshme – por dhe botën e veçantë shtazore.
Në këtë kontinent po ashtu gjenden gjurmët e para të civilizimit njerëzor, objektet e ralla të trashëgimisë arkitektonike, lumi më i madh në botë… e çka jo tjetër.
Pra, Afrika ka aq shumë për të treguar, ndërsa ne jemi përpjekur që, nëpërmjet një fotogalerie, t’ju sjellim një pjesë të magjisë së saj – 35 fotografi të 35 vendeve më të bukura në Afrikë. Kënaquni! /NGJYRA.COM/
1. Abu Simbel – Egjipt
2. Arkipelagu Bazaruto – Mozambik
3. Kanioni i lumit Blyde – Afrikë e Jugut
4. Cape Town – Afrikë e Jugut
5. Gjiri Coffee – Afrikë e Jugut
6. Djenne – Mali
7. Dongola – Sudan
8. Ujëvara Doorn – Afrikë e Jugut
9. Malet Drakensburg
10. Plazhi Durban
11. Kanioni i lumit të peshqve – Namibi
12. Freetown – Sierra Leone
13. Rruga e kopshtit
14. Kompleksi i tempujve Karnak – Egjipt
15. Knysna
16. Kruger
17. Liqeni Malawi – Malavi
18. Lalibela – Etiopi
19. Mali Kilimanxharo
20. Krateri Ngorongoro – Tanzani
21. Lumi Nil
22. Vullkani Nyiragongo – Parku Kombëtar Virunga
23. Okavango – Botsuana
24. Oudtshoorn
25. Shkretëtira – Maroko
26. Sani Pass – Lesoto
27. Sossusvlei, shkretëtira Namib – Namibi
28. Stellenbosh
29. Malet Table
30. Piramidat e mëdha në Giza – Egjipt
31. Malet Virunga – Ugandë
32. Ujëvarat Victoria – kufiri Zambi-Zimbabve
33. Migrimi i mafshëve të egra – Maasai Mara dhe Serengeti
34. Migrimi i zebrave
35. Lugina e Mbretërve