Jeta është e çmuar, por fatkeqësisht këtë gjë njerëzit e kuptojnë fare vonë, në pleqëri. Po në pleqëri ata pendohen për rastet e shpërdoruara, për mundësitë e pashfrytëzuara, për veprimet e pabëra, për fjalët e (pa)thëna, e kështu me radhë.
Pra, rinia është koha kur ne shkruajmë tregimin më të madh të jetës tonë, ndërkaq, pleqëria, koha kur kujtojmë se çfarë kemi pasur – respektivisht, çfarë kemi humbur në jetë.
Por, cilat janë ato gjëra, respektivisht gabime – që ne i bëjmë gjatë jetës – e të cilat i kuptojmë vetëm në pleqëri. Në vijim ju sjellim një listë të 27 gabimeve që – sipas pleqve – njerëzit i bëjnë në rini.
1. Nuk udhëtojnë kur u jepet mundësia
2. U shmangen palestrës dhe ushtrimeve fizike
3. Nuk braktisin punën e tmerrshme
4. Nuk thonë “të dua” kur kanë mundësi
5. Jetojnë ëndrrën e tjetërkujt
6. Shpenzojnë kohën në gjëra dytësore
7. Nuk përpiqen më shumë në shkollë
8. Nuk kalojnë më shumë kohë me familje dhe shoqëri
9. Mbajnë mëri me njerëzit, sidomos të dashurit e tyre
10. Nuk e kuptojnë sa të bukur janë
11. Lodhen se tëpërmi në punë
12. Nuk përpiqen të mësojnë diçka të re në jetë
13. Nuk lëshohen në aventura
14. Kufizohen brenda roleve të definuara gjinore
15. Përfshihen në përleshje të panevojshme
16. Nuk i dëgjojnë këshillat e prindërve
17. Tolerojnë një marrëdhënie të keqe të dashurisë
18. Nuk mësojnë të gatuajnë një ushqim të mirë
19. Merakosen se çfarë mendojnë të tjerët
20. U përmbahen strikt rregullave shoqërore dhe kulturore
21. Fillojnë dhe nuk përfundojnë një punë të caktuar
22. Nuk përformojnë para të tjerëve
23. Brengosen se tepërmi
24. U nënshtrohen ndjenjave të xhelozisë
25. Nuk gjejnë kohë për t’u bërë pjesë e një rrjeti shoqëror
26. Lëndojnë shokun/shoqen më të ngushtë
27. Nuk janë mirënjohës sa duhet. /NGJYRA.COM/