Qeniet njerëzore kanë lëvizur prej një vendi në një vend tjetër që mijëra e mijëra vjet, ndërsa, përgjatë gjithë historisë, asnjëherë nuk ka qenë më lehtë të udhëtohet sesa në ditët e sotme.
Turizmi sot përbën një pjesë të madhe të ekonomisë globale – madje 9% e GDP-së vjen nga turizmi, ndërsa ky sektor punëson 1 nga 11 persona në botë.
Se sa është zhvilluar turizmi në vitet e fundit, flet dhe fakti se – në vitin 1950, numri i turistëve ndërkombëtarë ishte 25.000.000, ndërsa në vitin 2014, plot 1,133.000.000 vetë.
Disa shtete, ndërkaq, të hyrat kryesore i kanë nga turizmi dhe zhvillimi i tyre është i varur shumë nga kjo industri.
Sipas raportit të agjencisë botërore të turizmit, UNWTO – ku janë përfshirë shtetet por, dhe qytetet, që me numrin e turistëve janë mbi shumicën e shteteve të botës – këto janë 25 vendet më të vizuara në botë. (Numri i turistëve është llogaritur brenda një viti kalendarik). /NGJYRA.COM/
25. Kroacia – 11.6 milionë
24. Singapori – 11.9 milionë
23. Hungaria – 12.1 milionë
22. Ukraina – 12.7 milionë
21. Japonia – 13.4 milionë
20. Holanda – 13.9 milionë
19. Korea Jugore – 14.2 milionë
18. Macao (Kinë) – 14.6 milionë
17. Kanadaja – 16.5 milionë
16. Polonia – 16.6 milionë
15 Greqia – 22.0 milionë
14. Tajlanda – 24.8 milionë
13. Austria – 25.3 milionë
12. Malajzia – 27.4 milionë
11. Hong Kongu – 27.8 milionë
10. Meksika – 29.1 milionë
9. Rusia – 29.8 milionë
8. Mbretëria e Bashkuar – 32.6 milionë
7. Gjermania – 33 milionë
6. Turqia – 39.8 milionë
5. Italia – 48.6 milionë
4. Kina – 55.6 milionë
3. Spanja – 65 milionë
2. SHBA – 74.8 milionë
1. Franca – 83.7 milionë