Mund të duken gjëra koti – madje dhe qesharake, por sipas ekspertëve bëjnë punë… dhe janë të rëndësishme për jetën e një fëmije mashkull që po ndërton personalitetin e tij… Madje, edhe ne ndoshta mund të kuptojmë se ku kemi gabuar ‘rrugës’…
1. Nuk duhet të mbashë derën hapur vetëm pse ajo është grua – mbaje të hapur sepse është gjest i mirë.
2. Përtypu me gojë të mbyllur.
3. Mbaje ulësen e guacës hapur, që ajo të mos bie aksidentalisht në tualet.
4. Rrobat duhet t’i pastrosh vet.
5. JO do të thotë JO, madje dhe atëherë kur duket si mospërfillëse – apo dhe atëherë kur dukej e interesuar një minutë më parë.
6. Nuk je më pak mashkull as atëherë kur gjatë kurorëzimit ajo nuk pranon të marrë mbiemrin tënd.
7. Apo dhe në momentin e hidhërimit kur kërkon ndihmë.
8. Të qarosësh me një pije nuk do të thotë se ajo duhet të dalë patjetër në takim me ty.
9. Mësohu ta paketosh vet ushqimin tënd.
10. Në rregull është edhe nëse qanë.
11. Nuk duhet patjetër t’i duash sportet.
12. Por, dhe nëse të pëlqejnë ato – mos mendo se di më shumë se ajo vetëm pse je mashkull.
13. Mënyra si e trajton bijën tënde – do të ketë ndikim në personalitetin e saj si femër e rritur.
14. Mënyra si e trajton nënën tënde, do të thotë shumë se çfarë personi je në të vërtetë.
15. Thuaj, “më vjen keq”.
16. Abuzimi emocional dhe ai fizik iu ndodhë edhe meshkujve, gjithashtu.
17. Është në rregull nëse përkushtohesh me gjithë shpirt ndaj diçkaje ose ndokujt.
18. Vizitoje doktorin.
19. Nuk duhet të jesh disiplinuesi i vetëm i fëmijëve tuaj – vetëm pse je mashkull.
20. Por, as nuk duhet të jesh shoku i tyre më i mirë gjatë gjithë kohës.
21. Nuk do të përfundosh njësoj si babai apo nëna jote – nëse nuk të pëlqën kjo gjë.
22. Ekspozimi i jetës private në publik nuk është gjë atraktive, asnjëherë.
23. Madje, as ekspozimi i saj në mesin e shoqërisë mashkullore.
24. Dashuria ka po aq impakt sa dhe trimëria.
25. Të jësh i hapur me ndjenjat është gjëja më e mirë që mund të bësh. /NGJYRA.COM/