Megjithë baticat e zbaticat e saj gjatë historisë, Evropa është përgjegjëse për pjesën më të madhe të shpikjeve teknologjike, kulturën dhe gjuhën që dominon botën sot. Ju sjellim në vazhdim fakte interesante për Evropën që shumica e njerëzve nuk i dinë!
25 – Evropa, teknikisht nuk është kontinent. Ndarja e saj nga Azia ishte në fakt ide e grekëve.
24 – Italianët nuk pinë kapuçino pas orës 11:00.
23 – Në Berlin ka më shumë restorante Doner Kebap se në Stamboll.
22 – Ndërtimi i Kishës Sagrada Familia në Barcelonë ka zgjatur më shumë se ndërtimi i piramidave (ndërtimi i kësaj kishe ka filluar në vitin 1882 dhe ende nuk ka përfunduar).
21 – Vendi më i vizituar në Evropë është Disneyland në Paris.
20 – Në Muzeun Britanik janë të ekspozuara vetëm 1% e artefakteve që në të vërtetë mbahen në këtë muze.
19 – Tualeti më i latë në Evropë gjendet në Mont Blanc në mbi 4.200 metra lartësi mbidetare!
18 – Shteti i Belgjikës ka rrjetin më të dendur hekurudhor në botë (113.8 km / 1.000 km2)
17 – Peruçica në Bosnjë është një nga xhunglat e fundit në Evropë. Po, Evropa ka xhungël!
16 – Bullgaria është shteti më i vjetër në Evropë dhe shteti i cili nuk e ka ndryshuar emrin e tij që nga viti 681 i erës sonë.
15 – 40% e popullsisë së Greqisë jetojnë në kryeqytetin e saj, Athinë.
14 – Në Islandë nuk ka asnjë mushkonjë.
13 – Epoka e Errët në Evropë ka zgjatur dy herë më shumë sesa koha që kur Shtetet e Bashkuara janë komb.
12 – Rusia ka mbi 13.000 fshatra të pabanuara.
11 – 40% e sipërfaqes së tokës së Evropës i takon Rusisë.
10 – Ndërtimi i Kullës së Pjerrët të Pizës ka zgjatur më shumë se 200 vjet dhe ajo ende priret.
9 – Kruasanti (kifleja) është shpikur në Austri.
8 – Grenlanda është ishulli më i madh në botë
7 – Vetëm brenda një jave shkallët lëvizëse në metron e Londrës përshkojnë një gjatësi sa dy herë perimetri i Tokës.
6 – Në aeroportin e Brukselit shiten më shumë çokollata sesa në çdo vend tjetër në botë.
5 – Në Evropë, Suedia ka më së shumti McDonalds për kokë banori.
4 – Falë përbindëshit Lochness, Skocia çdo vit gjeneron 7 milionë euro nga turizmi.
3 – Nga Spanja në Afrikë mund të arrihet me traget vetëm për gjysmë ore.
2 – Qyteti me emrin më të gjatë në Evropë është Lanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwllllantysiliogogogoch në Uells.
1 – Lihtenshtajni është një shtet, i cili gjatë angazhimit të tij të fundit ushtarak në vitin 1866, kishte dërguar në Itali 80 ushtarë ndërsa ishin kthyer 81 ushtarë. Duket se në Itali kishin gjetur një mik. /NGJYRA.COM/