Marrëdhënia në dashuri nuk është vetëm një emër. Për të pasur një lidhje të shëndoshë dhe për të qenë të lumtur në jetë – ju duhet të kujdeseni për çdo detaj që ndikon në lumturinë tuaj të përbashkët.
Sa është e vështirë kjo gjë? Jo, aq shumë. Mjafton të kuptoni nëse lidhja juaj është ndërtuar mbi 20 parime të përgjithshme që garantojnë lumturinë në jetën tuaj bashkëshortore. Këto 20 parime janë 20 gjëra që secili prej nesh i meriton në një lidhje të dashurisë…
Mund t’ju duken të thjeshta, ndoshta dhe absurde – megjithatë, njohësit e kësaj fushe garantojnë se mbi këto gjëra është ndërtuar secila lidhje ideale e dashurisë.
Të shohim në vijim se cilat janë ato gjëra që secili partner i meriton në një lidhje të dashurisë:
1. Respektin
Respekti kthehet me respekt – ndërsa, pa të, nuk ka lidhje të fortë të dashurisë.
2. Mirëkuptimin
Pa mirëkuptim, kurrë nuk do të mund të kuptoni gjendjen mentale të partnerit, dhe se si do të reagojë ai/ajo në momente të caktuara.
3. Shokun/shoqen më të mirë
Lidhja e dashurisë, nuk nënkupton heqjen dorë nga shoqëria. Madje, nëse përpiqeni, mu partnerin tuaj mund ta shndërroni në shokun/shoqen më të mirë në jetë.
4. Vlerësimin
Jo vetëm ju, por edhe partneri juaj ka nevojë për vlerësim. Nëse dini të vlerësoni njëri tjetrin, madje edhe me një këshillë të vetme, punët do të ecin shumë më mirë.
5. Inspirimin
Kur keni ndonjë pasion dhe dëshironi të bëni ndonjë gjë në jetë – atëherë, është detyrë e partnerit t’ju qëndrojë afër dhe t’ju inspirojë, dhe anasjelltas.
6. Lirinë
Në çdo lidhje të shëndoshë, liria është çëlesi i lumturisë. Partnerët meritojnë të bëjnë çka të duan dhe të shkojnë ku të duan – pa i penguar njëri-tjetrit.
7. Dëgjuesin e vëmendshëm
Secili prej nesh meriton një partner i cili është i gatshëm të na dëgjojë. Në vend të kërkoni ta heshtni partnerin, dëgjojeni – sepse edhe ai do t’ju dëgjojë juve pastaj.
8. Dashurinë pa kushte
Secili meriton dashurinë pa kushte. Pa marrë parasysh rethanat, partneri i duhur do t’ju dashurojë gjithmonë njësoj.
9. Partnerin në “krim”
Është shumë eksituese kur e kuptoni që partneri juaj do t’ju qëndrojë afër edhe nëse keni bërë ndonjë gabim, apo dhe ndonjë krim të vogël.
10. Dikë që do t’ua fshijë lotët
Kur jeni të mërzitur, edhe partneri i duhur do të jetë i pikëlluar. Ky është një tjetër pasion në lidhjen e dashurisë – pra, dikush që do t’ua fshijë lotët.
11. Besimin
Zënia e besës është gjëja më e rëndësishme në lidhjen tuaj. Nëse ju dhe partneri juaj keni besim te njëri-tjetri, atëherë lidhja do të funksiojë për mrekulli. Besimi sjellë kënaqësinë dhe sigurinë.
12. Të qeshurat
Të duash dikë, do të thotë ta bësh edhe të lumtur dhe anasjelltas. Në marrëdhënie – këtë gjë duhet ta meritoni – pra, duhet bërë partnerin të buzëqeshë.
13. Aventurat
Në një lidhje të lumtur, partnerët pëlqejnë t’i bashkojnë përvojat jetësore. Një prej këtyre mundësive janë udhëtimet e përbashkëta.
14. Sigurinë
Siguria në lidhje do të thotë që ju mund të mbështeteni te partneri. Pa marrë parasysh se në çfarë situate ndodheni – ju e dini fare mirë që e keni mbështetjen e tij.
15. Pasionin
Pa pasion asgjë nuk mund të zgjasë shumë. Pasioni është i fortë kur ju dhe partneri juaj keni interesa të përbashkëta në jetë.
16. Dikënd që do rri zgjuar
Kur ndjeheni të mërzitur, ju keni nevojë për dikë që do t’ju mbështesë në jetë dhe do t’ju japë kurajë. Pra, keni nevojë për dikë që do të qëndrojë zgjuar pranë jush në orët e vona të natës.
17. Përmallimin
Dashuri quhet ndjenja kur eksitoheni sapo të shihni partnerin tuaj. Këtë gjë duhet ta keni patjetër në lidhjen tuaj.
18. Familjaritetin/intimitetin
Intimiteti nuk nënkupton seksin, por është mbi të. Nuk është nevoja që çdoherë të keni kontakt fizik – sepse edhe kontakti mental siguron miqësi të ngushtë mes jush.
19. Komunikimin e hapur
Që të dy meritoni të keni komunikim të hapur. Partnerët kanë nevojë që t’ia thonë njëri tjetrit çdo fshehtësi – ndërsa, kur fshehtësinë nuk ekzistojnë, lumturia është e garantuar.
20. Besnikërinë
Besnikëria është po ashtu e domosdoshme në një lidhje të shëndoshë. Nëse nuk ka besnikëri të ndërsjellë, gjërat mund të marrin kah të gabuar. /NGJYRA.COM/