20 komedi më të mira të të gjitha kohëve

Filmat komedi mund të jenë shumë të pavlerësuar, sidomos nëse merret parasysh se sa e vështirë është t’i bësh shikuesit e kinemasë që të qeshin.

Në vijim ju sjellim listën e njëzet filmave që e kanë kaluar testin e “gjashtë qeshjeve”, që do të thotë se janë komedi që ju bëjnë të qeshni së paku gjashtë herë derisa i shikoni.

Këto komedi janë shfaqur që nga koha e agimit të kinematografisë e deri në ditët e sotme.

20. Stranger Than Fiction (2006)

komedia20

Në këtë komedi, çuditërisht prekëse,Will Ferrell luajti një nga rolet e tij më të mira.

19. What Women Want (2000)

komedia19

Mel Gibson dhe Helen Hunt luajtën në këtë komedi romantike për një Don Zhuan i cili fillon t’i dëgjojë mendimet e femrave.

18. The Great Dictator (1940)

komedia18

Ky është filmi më i famshëm i Charlie Chaplinit, në të cilin paraqet nga një këndvështrim unik-komik – nazistët dhe idealet e tyre të ulëta.

17. The Idiots (1998)

komedia17

Megjithëse kjo komedi e regjisorit dhe skenaristit danez, Lars von Trier është më e zezë se vetë hapësira, ajo është komedia avangardë më e shikuar.

16. Bringing Up Baby (1938)

komedia16

Krahas komedisë “Some Like It Hot”, ky film është mishërim i komedisë klasike amerikane që ju bën të qeshni nga fillimi deri në fund.

15. Carry On Up the Khyber (1968)

komedia15

Me siguri se asnjë listë e komedive nuk do të ishte e plotë pa ato nga seria e komedive Carry On… Kjo komedi qesharake është një nga më të preferuarat tek ata që e pëlqejnë këtë zhanër.

14. Jackass: The Movie (2002)

komedia14

Na pëlqeu apo jo, ekskluziviteti Jackass, përveç që është shumë qesharak, i ka hapur një dritare mahnitëse kulturës bashkëkohore amerikane .

13. Anchorman (2004)

komedia13

Vazhdimi i saj mund të jetë një zhgënjim serioz – por kjo mbetet një komedi klasike shumë qesharake.

12. Mickey Blue Eyes (1999)

komedia12

Në këtë film tepër qesharak, Hugh Grant i cili paraqitet me një shumëllojshmëri veshjesh të ndryshme nga ato që jemi mësuar ta shohim rëndom nëpër filma, luan ndoshta rolin e tij më të mirë të luajtur ndonjëherë në film.

11. Annie Hall (1977)

komedia11

Kjo komedi klasike e regjisorit Woody Allen, në të cilën rolin kryesor e luan vet regjisori, është një komedi mahnitëse për sjelljet e njerëzve.

10. Superbad (2007)

komedia10

Me këtë komedi të erës së re të filmave të këtij zhanri kanë bërë një nga hapat më serioz në  karrierën e tyre të  aktrimit një numër aktorësh si: Jona Hill, Michael Cera, Emma Stone dhe Judd Apatow…

9.  Shaun of the Dead (2004)

komedia9

Ngjashëm me Superbad, kjo “mumje-komedi” i ka bërë Simon Pegg dhe Nick Frost aktorë me zë – megjithëse ka të ngjarë që ata nuk do të mund t’ia dalin ta përsërisin këtë sukses.

8. Another Fine Mess (1930)

komedia8

Ky është filmi më i vjetër komik në këtë listë, që nuk e pat edhe shumë të vështirë për t’u futur në dhjetëshen e parë.

7. Matilda (1996)

komedia7

Kjo komedi është një përshtatje e mahnitshme e librit të Dahl-it, regjinë e të cilës e ka bërë  Danny DeVito, që njëherësh edhe luan në të.

6. American Graffiti (1973)

komedia6

Duke qenë komedi e erës se re,ndikimi i saj tek komedia Superbad është qartë e dukshme. Është e habitshme se sa i çiltër dhe komik është ky film, të cilin padyshim se ia vlen ta shikoni.

5. Kind Hearts and Coronets (1949)

komedia5

Në këtë komedi, jo tamam zi e terr, një person i vret të afërmit e tij në mënyra të ndryshme me qëllim që të trashëgojë titullin e Dukës. Fillimisht kjo komedi nuk kishte tërhequr shumë  vëmendjen, por në ditët e sotme konsiderohet të jetë një nga filmat më të mirë britanik të të gjitha kohëve.

4. My Cousin Vinny (1992)

komedia4

Kur dy miq nga Nju Jorku burgosen gabimisht në Alabama për vrasje, i paafti Vinny Gambini (Joe Pesci) duhet të përdorë aftësitë e tij ligjore për t’i nxjerrë nga burgu – me pasoja absolutisht qesharake.

3. The Pink Panther Strikes Again (1976)

komedia3

Të gjitha komeditë për Panterën Rozë (Pink Panther) janë të hatashme, mirëpo skenat qesharake në këtë film për detektivin e paaftë francez Clouseau janë unike.

2. American Psycho (2000)

komedia2

Kjo komedi në të cilën njërëzit në të pesëdhjetat vazhdojë t’i përzgjedhin kopjet e Kontaktit të Padukshëm dhe t’i pyesin “A ju pëlqen Phil Collins?”  tashmë është shndërruar në komedi klasike kult.

1. Eating Raoul (1982)

komedia1

Është tepër e çuditshme që filmi më pak i famshëm në këtë listë është një komedi numër njëdhe kryevepër. Një çift shumë i matur nga Los Anxhelosi janë të tronditur nga imoraliteti i kohës së tyre.

Revolucioni seksual është duke lulëzuar dhe ata të vendosin që të përfitojnë  nga ky fakt duke i joshur “revolucionarët” në apartamentin e tyre për t’i vrarë dhe plaçkitur.

Ndoshta mund të duhet të kalojnë edhe nja dy dekada, por një ditë ky film do të bëhet i njohur. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply