Futbolli profesionist është shndërruar në një biznes të madh si kurrë më parë, andaj edhe lojtarët më të shquar aktual të tij janë ndër sportistët më të paguar në planet.
Shumica e futbollistëve më të paguar në botë kanë bërë emër dhe para në ligat më të njohura evropiane.
Tre emrat më të mëdhenj në botën e futbollit në ditët e sotme luajnë në ligën më të fortë në botë. Dy prej tyre janë lojtarët më të mirë të gjeneratës së tyre dhe dy ndër më të mëdhenj të të gjitha kohëve, të cilëve u kanë mbetur ende shumë vite deri në përfundim të karrierës.
I treti, që mund të jetë ylli i ardhshëm i botës së futubollit, është një lojtar i ri, i cili është ende në kërkim të rrugës drejt majave të futbollit në nivel botëror.
20. John Terry: 56 milionë Euro
Megjithë zbaticat gjatë karrierës së tij, siç ishte rasti kur ai u hoq nga pozita e kapitenit të Anglisë për shkak të akuzave se kishte pasur aferë me të dashurën e një bashkëlojtari të tij, kontributi i Terryt për reprezentacionin e vendit të tij dhe Chelsea nuk mund të injorohen.
19. Sergio Aguero: 58 milionë Euro
Ka zëra se me kalimin e Luis Suarez në Spanjë, sulmuesi i Manchester Cityt, argjentinasi 26-vjeçar, Aguero aktualisht është sulmuesi më i talentuar në Premier League.
18. Gerard Pique: 58 milionë Euro
Përveç si futbollist, 28 vjeçari Piqueështë i njohur edhe si artist dhe model.
17. Francesco Totti: 60 milionë Euro
Totti, i cili në shtator të viti 2014 i ka mbushur 38 vjet, i ka kaluar 23 vjet në ekipin e parë të Romës, me çka është bërë edhe lojtari me kohën më të gjatë të kaluar në një klub, e që është ende aktiv.
16. Franck Ribery: 61 milionë Euro
I njohur si “xhevahiri i futbollit francez”, 31 vjeçari Ribery vlerësohet si futbollist i nivelit të Messisë dhe Ronaldos.
15. Yaya Toure: 62 milionë Euro
Nuk ka asnjë lojtar në Premier Ligën Angleze që është më i rëndësishëm për ekipin e tij, sesa mesfushori i Manchester Cityit, Toure. Thuhet se ekipi nuk është i njëjti sa herë që Toure është i lënduar ose i lodhur për shkak të angazhimit në kombëtaren e tij në Kupën Afrikane.
14. Steven Gerrard: 64 milionë Euro
Gerrard shlirë mund të konsiderohet si lojtari më i respektuar në të gjithë Premier Ligën Angleze, për shkak se krejt çka ka bërë gjatë karrierës së tij, e veçmas gjatë kohës kur ishte pjesë e Liverpoolit, e ka bërë me stil dhe shije.
13. Gigi Buffon: 66 milionë Euro
Thuhet se 37-vjeçari Buffon që ka luajtur për Juventus për 13 vjet mund të largohet nga ky ekip gjatë kësaj vere.
12. Rio Ferdinand: 72 milionë Euro
Mbrojtësi 36 vjeçar, Ferdinand ka bërë emër falë paraqitjeve për ekipin kombëtar të Anglisë dhe Manchester United, klub ku ai ka luajtur dhjetë vjet.
11. Bastian Schweinsteiger: 75 milionë Euro
Mesfushori 30-vjeçar, kapiten i kombëtares së Gjermanisë, ka qenë shtyllë për Bayern Munich për vite me rradhë. Ka zëra se Schweinsteiger mund të jetë gati të largohet nga Bayerni pasi t’i skadojw kontrata në vitin 2016.
10. Frank Lampard: 80 milionë Euro
Thuhet se gjatë kësaj vere Lampard priet të kalojw nga Manchester City në New York City Football Club.
9. Ronaldinho:83 milionë Euro
Legjenda braziliane, ende lojtar aktiv, Ronaldinho ka arritur gjithçka që dikush mund të shpresojë të arrijë në botën e futbollit në nivel të klubeve dhe atë ndërkombëtar.
8. Raul: 85 milionë Euro
Ditët e Raulit në futboll ende nuk kanë perënduar. Thuhet se ai ka refuzuar ofertën për t’u kthyer në Evropë dhe për t’u angazhuar në Real Madrid dhe ka vendosur të qëndrojë në NeW York Cosmos të Ligës së Amerikës Veriore, ku është drejtues i akademisë së të rinjve të këtij klubi amerikan.
7. Samuel Eto’o:87 milionë Euro
Sulmuesi veteran, i cili kohët e fundit ka kaluar nga Evertoni i Premier Ligës Angleze tek klubi i Serie A, Sampdoria, ka pasur kontrata të majme gjatë gjithë karrierës së tij.
6. Kaka: 96 milionë Euro
Veterani Kaka i cili ka fituar një mal me para në Real Madrid është duke u paguar mjaftë mirë edhe nga Orlando City Soccer Club (Klubi i Futbollit të Qytetit te Orlandos).
5. Wayne Rooney: 103 milionë Euro
Ylli i Manchester United mbetet një nga futbollistët më të njohur në botë. Kohës së tij në United duket se së shpejti mund t’i vijë fundi, pasi ai është duke u lidhur me klubet që kanë para të mëdha si PSG dhe Monaco.
4. Zlatan Ibrahimovic: 105 milionë Euro
Me goditjet e tij nga kënde të vështira dhe distanca të cilat duket se i bën me lehtësi, Ibrahimovicështë bërë një sensacion në internet, si asnjë futbollist tjetër në botë.
3. Neymar: 135 milionë Euro
Aftësitë e tij të hatashme të manovrimit me top dhe përvoja që ai do ta fitojw duke luajtur së bashku me një prej futbollistëve më të mirw në historinë e futbollit, shumë lehtë mund ta shndërojnë këtë yll të madh brazilian në legjendë futbolli. Pas Messit, në të ardhmen Neymar pritet të jetë shtylla kryesore e Barcelonës.
2. Lionel Messi: 200 milionë Euro
Lëndimet gjatë sezonit 2013-14 ia ngadalësuan pak hovin legjendës së vërtetë të futbollit. Me performancat e tij në fushën e gjelbër, Messi e bën tërheqëse lojën e futbollit edhe për ata që nuk e konsiderojnë veten tifozë të zjarrtë të këtij sporti.
1. Cristiano Ronaldo: 210 milionë Euro
Futbollisti më i mirë në botë në dy vitet e fundit, sipas kontratës me Real Madridin thuhet se fiton mbi 18 milionë Euro në vit. Pëveç që është partner reklamues i shumë kompanive të ndryshme, Ronaldo është paraqitur në televizione dhe media të shtypura edhe me legjendat e gjalla të futbollit siç është Pele. /NGJYRA.COM/